Imami Do te mbeshtesim forcat e armatosura kosovare per integrimin euroatlantik
Ministri i Mbrojtjes i Republikes se Shqiperise Arben Imami priti kete te enjte ne mjediset e Ministrise se Mbrojtjes komandantin e Forcave te Sigurise se Kosoves FSK gjeneral lejtnant Sylejman Selimin i cili ndodhet ne vendin tone per nje vizite dyditore. Gjate takimit te vecante qe ministri Imami rezervoi per kreun e FSK-se gjeneral lejtnant Selimi shprehu gatishmerine dhe vendosmerine qe shteti shqiptar dhe ne vecanti Forcat e Armatosura Shqiptare do te vazhdojne te japin per Forcat e Sigurise se Kosoves me qellim integrimin e tyre ne strukturat euroatlantike. Gjithashtu gjate takimit theksi u vu mbi rendesine dhe rolin qe luajne sot Forcat e Sigurise se Kosoves ne rajon e me gjere. Gjeneral lejtnant Sulejmani dhe delegacioni qe e shoqeron ne vendin tone iu rezervua nje pritje edhe nga shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi takim ky i cili pas pritjes ceremoniale ne mjediset e MM u zhvendos ne zyren e shefit te Shtabit te Pergjithshem. Gjate takimeve u biseduan per forcimin e marredhenieve dypaleshe midis Forcave te Armatosura Shqiptare dhe Forcave te Sigurise se Kosoves si nje domosdoshmeri e pashmangshme.