E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi e policia reagojne ne nje ze Makina ku u kap Shullazi nuk eshte prone e Kuvendit

Kuvendi i Shqiperise dhe policia e Tiranes kane sqaruar diten e djeshme publikisht opinionin publik lidhur me makinen me te cilen po udhetonte Shullazi ne momentin qe u arrestua. Kuvendi i Shqiperise pergenjeshtroi si te pavertete zerat qe pretendonin se makina me te cilen u arrestua Emiliano Shullazi eshte prone e ketij institucioni. Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit Marlind Myftiu beri me dije permes nje komunikate per shtyp se makina me tecilen u arrestua Shullazi nuk eshtepronee Kuvendit. Nerespekt temirinformimit teopinionin publik dhe per temos deformuar teverteten Kuvendi pergenjeshtronsi tepaverteta keqdashese dheabuzive shkrimet e publikuara sot ne disa te perditshme se makina e tipit Benz 240 me targa TR 2703 L eshte prone e Kuvendit - thuhet ne njoftimin e Kuvendit. Sipas sekretarit Myftiu sqarohet se nga muaji qershor 2011 makina e lartpermendur eshte dorezuar ne rezervat e shtetit veprim i kryer ne perputhje me ligjin dhe qe tregohet qarte nga proces-verbali i dorezimit dhe fletehyrja e mjetit ne rezervat e shtetit. Njera prej ketyre gazetave nemenyrezyrtare eshtesqaruar se makina nuk eshtepronee Kuvendit dhe megjithateeshteperpjekur teshesemashtrimin e saj - thote me tej Myftiu duke theksuar se mashtrimet jane larg profesionalizmit etikes dhe misionit qe ka media. Kuvendi u kerkon ketyre mediave te mos perserisin ne te ardhmen keqinformime tetilla qe i sherbejne vetem dezinformimit publik. Nderkohe edhe policia e Tiranes ka dale me nje deklarate per median ku thekson faktin qe makina me te cilen po udhetonte Shullazi nuk eshte e Kuvendit. Policia ka deklaruar se makina me te cilen ai udhetonte nuk eshte me prone e Kuvendit pasi eshte shitur ne ankand. Automjeti me targe TR 2703 L nuk eshte prone e Kuvendit te Shqiperise pasi me date 19 shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi ka blere kete automjet me ankand nga Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave te Shtetit - thuhet ne deklarate. Po sipas policise shtetasi Dogushi e ka lene makinen per shitje ne nje pike servisi ku Shullazi e ka blere duke e perdorur me pas pa ndryshuar pronesine. Gjate deklarimeve te dhena ne polici shtetasi Besnik Dogushi thekson se automjetin me targe TR 2703 L e ka lene per ta shitur ne servisin e Mercedez Benz ne Laprake dhe me pas kete automjet e ka blere ne kete servis shtetasi Emiljano Shullazi pa kryer ende veprimet ligjore per nderrimin e pronesise - theksohet me tej.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›