E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot festohet 20 vjetori i repartit RENEA

Operacione te suksesshme arrestime te bujshme operacione shpetimi ne zona te permbytura si dhe lirim te pengjeve. Te gjitha keto mbajne vulen e nje reparti i cilesuar si reparti elit i policise shqiptare RENEA. Ne 20-vjetorin e krijimit efektiva te ketij reparti kane demostruar operacionet qe ata kryejne duke shenuar edhe suksese te nje pasnjeshme.
Keshtu ne prani te eproreve te tyre forcat RENEA kane demostuar disa nga operacionet e tyre. Ku ministri i brendshem Bujar Nishani si dhe drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Hysni Burgaj kane falenderuar ata qe quhen djemte e Reneas.

Por kur eshte krijuar ky repart

Ne vitin 1982 u krijua Batalioni 326 antidemonstrate i Ministrise se Brendshme. Elementet e perzgjedhur ne ate kohe ishin ushtarake profesioniste dhe vinin kryesisht nga policia nga Garda e Republikes nga zhytesit e Marines Luftarake etj. Ndryshimi I regjimit ka sjell edhe ndryshimin e emrit te ketij reparti ku ne 1991 do te marrin emrin RENEA pra do te quhej Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit te Elementeve te Armatosur.

Armatimi baze i Repartit 326 ishte ai tipik i Forcave te Armatosura AK-47 dhe AKMS e pistoleta TT 33. Si armatim special perdorej snajperi Dragunov thika-pistolete M 316 pistoleta Makarov Stechkin me kaliber 92x18 PM 54. Nga viti 1992 arriten snajper te nje cilesie te mire te pajisura me dylbi dite dhe nate. Ne te njejten kohe u adoptuan edhe dy arme qe jane adoptuar nga te gjitha njesite antiterroriste te botes si pistoleta Beretta 92 FS dhe SMG gjermane Heckler und Koch MP5 dhe MPK.Save amp add new

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›