E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet miratojne kalendar te cuditshem mbledhje pa rend dite

Vendimi

Komisioni i Ligjeve miraton nje program te cuditshem pune duke caktuar datat e mbledhjeve por pa percaktuar se cfare projektligjesh do te diskutoje realisht. Kalendari i cuditshem perben vetem nje rend dite te sakte dhe te qarte ku ne mbledhjen e sotme do te diskutohet per aktin normativ te qeverise Per heqjen e mjeteve motorike te rimorkiove si dhe te pjeseve te tyre te kembimit te dala jashte perdorimit qe ndodhen prane rrugeve kombetare. Ne te shtate mbledhjet e tjera eshte percaktuar data ora por nuk eshte percaktuar se per cilin draft te qeverise apo ndonje nisme e deputeteve do te shqyrtohet. E merkure dt. 28.09.2011 ora 09.00 java e dyte e hene 03.10.2011 ora 09.00 thuhet ne kalendarin e punimeve te Komisionit te eshtjeve Ligjore Administrates Publike dhe te Drejtat te Njeriut ku i mungon se cfare do te diskutojne te zgjedhurit e popullit. Ne tete mbledhje anetaret e ketij komisioni si te majte ashtu edhe te djathte do te mblidhen por nuk dihet se cfare do te diskutojne. Por axhenda e tyre e miratuar ne kalendar duket se do ti sherbeje vetem per firmosur procesverbalin e pranise ne mbledhje me qellim per te perfituar pagesen shtese prej 2 mije lekesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›