E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: I hapur per kontroll te ligjshem Rozeta Rapushi



Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cilesoi dje akuzat e selise roze per trafik armesh foshnjarake, ndersa i beri te qarte opozites se kontrollin ne institucionin qe ai drejton mund ta kryeje ne perputhje me procedurat dhe jo si nje kontroll punetor fshatar. Reagimi i ministrit, erdhi pas akuzave qe kreu i grupit Socialist, Gramoz Ruci, beri nga foltorja e Kuvendit, se Imami po ben pergjime opozitaresh dhe te diplomateve. "Ka mbi 3 jave qe nje komision i ketij Parlamenti per dy ceshtje shume te rendesishme sic eshte pergjimi i opozites dhe diplomateve dhe sic eshte trafiku i armeve nga Ministria e Mbrojtjes dhe kundershtohet vendimi i komisionit parlamentar per te bere kontrollin civil mbi ekzekutivin dhe ju duhet te nderhyni me urgjence se ky eshte perdhunim i parlamentarizmit i nje vendi anetar i NATO-s. Ne jemi ne kete Parlament per te permbushur rolin tone, ndersa edhe ministrat duhet te permbushin rolin e tyre", - akuzoi Ruci. Por ne pergjigje me te, Imami tha se Ministria e Mbrojtjes i eshte nenshtruar dhe i nenshtrohet kontrollit parlamentar. "Ka nje zgjidhje serioze dhe perfundimtare qe do te duhet te merret ne kete vend. Te ndertohet nje komision i posacem, brenda Komisionit te Sigurise me 3-4 personalitete qe kane punuar ne kete fushe, qe betohen per sekretin shteteror, te cilet do te mund te kontrollojne cdo gje qe ka ne Ministrine e Mbrojtjes. Perndryshe, edhe Komisioni Parlamentar i Sigurise Kombetare nuk mund te kontrolloje gjithcka dhe per kete jane te vetedijshem ata njerez qe e shohin ne menyre serioze politiken. Une do t'ju lutem z. Ruci, per shkak se jeni ne krye te ketij grupi dhe per shkak te pervojes suaj, te mos cenojme disa rregulla qe jane fondamentale te ketij shteti, per shkak te interesave te momentit", - tha Ministri Imami. Sipas tij, nuk do te kete kontroll punetor ne asnje shumice dhe me asnje opozite ne Shqiperi, sepse ne kete vend sundon procedura. Imami kujtoi se ai i eshte pergjigjur pyetjeve te socialisteve ne komision, por edhe me shkrim sa here qe i eshte kerkuar. "Por, nuk mund te ndertohet ndryshe kontrolli pervecse mbi bazen e procedurave, mbi bazen e vendimeve. Ne qofte se disa deputete, te cilesdo parti qofshin, qofte edhe te Partise Demokratike, neser ne mengjes do te deshirojne te futen ne cilendo ministri per te ushtruar kontroll, kjo eshte antikushtetuese, kjo eshte thelbesisht antikushtetuese", - sqaroi Imami. Ai u pergjigj edhe ndaj akuzave per trafik armesh duke i konsideruar amatoreske dhe foshnjarake. "Nuk mund te kete trafik armesh ne nje vend te NATO-s. Per kete te jeni te qarte. Eshte amatorizem politik te akuzosh per trafik armesh. Kjo eshte e pamundur. Ne fakt, ne thelb, ceshtja qendron ketu: Do te kete dhe ka tregti te ligjshme te armeve, e cila eshte e rregulluar ne menyre shume rigoroze, nga legjislacioni i brendshem dhe ai nderkombetar", - beri te qarte Ministri i Mbrojtjes. Ai dha sqarime edhe per sulmet e opozites per pergjime politike nga struktura te FA. "Ne fakt, nga deklaratat e Rames dhe Gjonit, kuptohet se kush eshte i pergjuari. Qartazi, Ministria e Mbrojtjes eshte nen nje sulm. Eshte e kuptueshme kjo. Eshte PS qe po perpiqet te mbledh informacion ne rruge te kundraligjshme per problemet e Ministrise se Mbrojtjes. Kjo eshte per te ardhur keq, kjo nuk eshte rruga, me te cilen veprohet. Kjo eshte rruga e vjeter e spiuneve dhe e mbledhjeve te bashkepunetoreve dhe informacioneve ne rruge te kunderligjshme", - reagoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›