Imami: Komision hetimor për akuzat e opozitës për përgjime

"Sa i takon përgjimit nuk ka të tilla gjëra, por për çdo element që është i lidhur me konfindencialitetin e sekretin do të duhet të ngrihet një komision me tre-katër njerëz të besuar të grupeve parlamentare, që të betohen për sekretin, dhe kur të dalin nga ai komision të dalin me një deklaratë të përbashkët dhe të mos informojnë as kryetarët e partive dhe as gratë e tyre se çfarë kanë parë, nëse ka ose jo përgjim", u shpreh Imami në një prononcim për gazetarët.
Pas një seancë të gjatë dëgjimore në komisionin parlamentar të Sigurisë, ministri i Mbrojtjes theksoi se kontrolli parlamentar nuk është një çështje e ministrisë, por dhe parlamenti duhet t'i ketë të qartë kufijtë dhe limitet e tij.
"Kontrolli parlamentar është shumë i rëndësishëm, por shkelja e limiteve të tij është një precedent i keq dhe unë si ministër nuk do ta lejoj", u shpreh Imami.
Ministri theksoi gjithashtu se tashmë është shfyrë dhe tullumbacja e opozitës për trafik armësh duke vërtetuar se akuzat e PS-së janë false. "Unë zbatoj ligjin, raportoj për çdo shitje armatimi tek kryetari i parlamentit, tek kryeministri dhe presidenti i Republikës. Të gjitha shitjet janë prioritet kombëtar dhe unë dua ta kryej pasi është e domosdoshme” shtoi Imami.
Ndërsa, nënkryetari socialist i komisionit, Ilir Gjoni tha se opozita arriti të imponojë kërkesën e saj për kontroll në ministrinë e Mbrojtjes duke shtuar se vërehet një tërheqje për të shmangur kontrollin.
Seanca dëgjimore në komisionin e Sigurisë me ministrin Imami ishte kërkuar nga opozita për të marrë informacion rreth "Planit të përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet strukturore që i janë bërë këtij plani".
Javët e fundit anëtarët e PS-së në këtë komision dhe ministria e Mbrojtjes janë konfliktuar për shkak të moslejimit të kontrollit parlamentar në këtë dikaster, të kërkuar nga opozita.
Pas refuzimit të këtij kontrolli nga ana e ministrit Imami, ky i fundit u vetëofrua për një seancë dëgjimore në komision, për t'i dhënë përgjigje akuzave të opozitës që pretendon se janë kryer afera korruptive me tregtinë e armëve./Start/
2012-07-18 18:57