Noka u takua me Aleksandër Arvizun

Ministri Noka vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer të strukturave të Ministrisë së Brendshme me strukturat homologe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe ndihmën e çmuar që ekspertët e ShBA-së kanë dhënë në të gjithë sektorët e Ministrisë së Brendshme.
Ministri i Brendshëm theksoi, ndër të tjera, se ndihma e dhënë nëpërmjet programeve ICITAP dhe EXBS, ka kontribuar në shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurt dhe partner të besueshëm. “Ekspertiza, logjistika dhe trajnimet e ofruara nga ana juaj në të gjithë sektorët e Policisë së Shtetit, kanë qenë një ndihmë thelbësore në modernizimin e tyre, por edhe në rritjen e profesionalizmit. Një polici profesioniste është garant në luftën kundër krimit të çdo lloji”, theksoi Ministri Noka.
Ambasadori Arvizu, pasi i uroi Nokës suksese në detyrën e Ministrit të Brendshëm, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm me Ministrinë e Brendshme dhe të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, z. Arvizu ka nënvizuar edhe bashkëpunimin e ngushtë që ambasada e ShBA-ve dhe USAID kanë patur në nivel të qeverisjes vendore, si me departamentin respektiv në Ministrinë e Brendshme, por edhe me njësi vendore të ndryshme.
Në përfundim të takimit, Ministri Noka dhe ambasadori Arvizu nënvizuan se marrëdhëniet e shkëlqyera të deritanishme do të vijojnë edhe në të ardhmen, duke u forcuar gjithmonë e më shumë./Start/
2012-07-18 19:30