E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti SHBA mbeshtetje te pazevendesueshme Shqiperise

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i tha ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti se roli i SHBA në mbështetjen e Shqipërisë është i pazëvendësueshëm. Në takimin që pati me Panaritin, Arvizu vlerësoi maksimalisht politikën dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Në mënyrë të veçantë ai nënvizoi rolin dhe mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe zhvillimet globale. Minsitri i Jashtëm shqiptar shprehu angazhimin e Shqipërisë për të bashkëpunuar me partnerët e saj, Shtetet e Bashkuara e vendet e tjera anëtare të NATO-s. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, Ministri Panariti theksoi rëndësinë e madhe që paraqet për vendin tonë rritja e prezencës së investimeve amerikane, duke vënë në dukje faktin se tashmë Shqipëria nuk paraqitet thjesht si një treg i vogël, por si pjesë e një tregu rajonal të integruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›