E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantet mbetes, shans per universitet

Nese arrijne te marrin nota kaluese ne sesionin e vjeshtes, atehere ata mund te ndjekin studimet part-time
Nese maturantet qe kane mbetur per vjeshte, arrijne te marrin nje note kaluese, atehere ata kane nje shans per te mos e humbur vitin akademik e ri akademik. Kjo, per shkak te ndryshimeve qe kane bere fakultetet, duke hequr kriterin e dhenies se provimeve me zgjedhje per te gjithe ata qe duan te ndjekin studimet ne sistemin me kohe te pjesshme.
Shansi
Maturantet qe nuk kane hyre ne provimet me detyrim te matures shteterore, ose qe kane hyre dhe nuk kane arritur te kalojne, i kane te gjitha shanset qe ta fillojne nje shkolle te larte. Kjo, nese ata zgjedhin t’u nenshtrohen ketyre provimeve, ne tetor te ketij viti, sipas datave te percaktuara ne Rregulloren e Matures Shteterore. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, keta kandidate mund te aplikojne per t’u bere pjese e studimeve me kohe te pjesshme, te njohura ndryshe me emrin “part-time”. Megjithate, shansi per ta nuk do te jete i hapur per te gjitha deget, pasi ne shume prej tyre, konkurrenca mund te jete e forte. Por, ata mund te shpallen fitues ne dege qe kane pak kerkesa, apo ne deget qe do te vendosen e ene te hapura per maturantet. Keshtu, nese mbetesit ne sesionin e pare ne lendet Letersi dhe Matematike, arrijne qe te marrin note kaluese, atehere ata i kane te gjitha mundesite qe te pakten te aplikojne per te vazhduar studimet me kohe te pjesshme. Fakti nese ata fitojne ose jo, varet nga konkurrenca qe do te kete mes tyre dhe aplikanteve te tjere.
Te hapura
Per te gjithe maturantet qe rrezikojne te mbeten pa shkolle te larte per shkak te rezultateve te dobeta, ka edhe nje shprese tjeter. Universiteti i Tiranes ka propozuar qe te jete e hapur dega e Biologjise, ne sistemin me kohe te pjesshme, ne sistemin part-time dhe full-time, ose thene ndryshe, me kohe te pjesshme dhe te plote. Edhe sivjet, avantazhi per kandidatet do te jete qe, per sistemin part-time, ata nuk do te jene te detyruar te japin provimet me zgjedhje. Pra, edhe me nje deftese te marre vite me pare, ata mund te kualifikohen. Mjafton qe te kene mesataren e duhur. Kete gje mund ta bejne edhe kandidatet qe kane mundur te marrin dy provimet me detyrim, packa se mund te kene ngelur ne ato me zgjedhje.

Part-time , UT propozoi 1305 kuota
Gjithsej, Universiteti i Tiranes e ka pare te arsyeshme qe te propozoje 1305 kuota, sa u perket studimeve me kohe te pjesshme. Nga keto, 750 kuota jane parashikuar per Fakultetin e Historise dhe Filologjise, e konkretisht nga 250 kuota secila, per deget: Gjuhe-Letersi, Histori dhe Gjeografi. Part-time eshte parashikuar edhe per Fakultetin e drejtesise, ne masen e 200 kuotave. Ndersa per Fakultetin e Infermierise, jane propozuar 345 kuota per studimet me kohe te pjesshme. Ne fakt, ende nuk dihet se sa mund te shkoje ne te vertete numri i studenteve ne kete sistem studimesh, pasi Biologjia, sic theksohet edhe me part, eshte e palimituar. Nga ky numer kuotash, 100 jane parashikuar per studentet e trojeve.

Vjet, disa dege te hapura
Gjate vitit te kaluar, shume prej degeve ishin te hapura. Behet fjale per deget e Fakultetit te Ekonomise ne Universitetin e Tiranes dhe degen e Biologjise. Pra, gjate vitit te kaluar, kandidatet i kishin te pafundme mundesite qe te shpalleshin fitues ne ndonjeren prej ketyre degeve, pa iu nenshtruar seleksionimit. Studentet qe aktualisht kryejne studimet ne sistemin part-time, arriten qe te futeshin ne dege shume te mira, te Fakultetit te Ekonomise, me mesatare te ulet.

Dokumentacioni qe duhet per regjistrim:
Deftese pjekurie origjinale te shkolles se mesme ose te diplomes se shkolles se larte
Kerkese e kandidatit per degen qe deshiron te studioje
Vertetim nga komisioni mjeko-ligjor per gjendjen shendetesore
Certifikate lindjeje me fotografi te vulosur
2 fotografi
L.Ndoka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›