E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Ligji i SHISH asnje input nga NATO Ledi Koraqi

Tirane-Nuk kam patur ndonje imput nga NATO ne lidhje me projektligjin per Sherbimin Informativ Shteteror. Kjo ka qene pergjigja e Ministrit te Mbrojtjes Arben Imami gjate nje konference per shtyp te zhvilluar dje ne dikasterin qe ai drejton. Nuk eshte Ministria e Mbrojtjes qe e inicion apo e pregatit ate ka sqaruar ai. Me ndihmen e SHBA-ve kemi bere reformen e plote te sherbimeve inteligjente gje qe eshte mbyllur qe ne muajt e pare te ketij viti. Eshte nje reformim nje ristrukturim bashkimi i te gjitha agjencive me qellim qe informacioni dhe analiza dhe me pas konkluzionet mbi baze te ketij informacioni dhe ketyre analizave te jene te bashkuara nga te gjitha sistemet dhe nga te gjitha agjencite qe operojne ne kete fushe brenda per brenda sistemit te mbrojtjes. Ky eshte sensi me te cilin punohet sot ne bote shpjegoi Imami. Duke dhene nje informacion per menyre e funksionimit te ketij sherbimi Imami tha se tashme nuk ka me njesi te shkeputura te cilat perpunojne ne menyre te shkeputur qe te mbledhin informacionin te nxjerrin konkluzione dhe te bejne analiza te cilat mund te jene edhe kunderthenese. Ne kushtet e reja te mjedisit dhe sigurise ne bote keto agjenci brenda per brenda sistemit te mbrojtjes por edhe ne nje nivel shteteror shkojne drejt kryerjes se detyrave ne nje shkalle te larte bashkepunimi. Duke folur per rolin e Forcave te Armatosura ne misionin luftarak ne Kandahar te Afganistanit ministri Imami tha se ky mision qe aktualisht po kryejne forcat speciale atje eshte i nje rendesie te vecante dhe i nje rreziku te shtuar. Kjo eshte nje arritje e madhe e cila eshte e perfshire ne nje planizim afatgjate qe do ta ngreje Batalionin e Forcave Speciale ne nje batalion te nivelit nderkombetare ne menyre qe ti sherbeje vendit NATO-s dhe mjedisit te ri te sigurise. Ministri i Mbrojtjes ka dhene nje informacion edhe per procesin e demontimit te municioneve te teperta te ushtrise. Gjate ketij viti ne arritem te tre fishojme evadimin e municioneve te teperta. Kjo perben nje lajm serioz dhe real per te gjitha vendet e aleances tha ai. Ne fillim te vitit plani ka qene per te asgjesuar rreth 12 mije ton ndersa deri tani kemi mundur te asgjesojme 14 mije ton per te shkuar ne 19 mije e 442 ton municione deri ne fund te vitit. Pra jane me shume se 5 mije ton per te realizuar planin. Vitin tjeter do te shtojme kapacitetet. Jemi nje nje moment te nenshkrimit te nje marreveshje me NAMS-en qe eshte nje agjenci e NATO-s per problemet logjistike dhe besoj qe do te shkojme deri ne 25 mije ton tha Imami. Ai tha se nje nga projektet me madhore eshte blerja e 5 helikoptereve militare transporti dhe ndihme mjekesore nga Franca. Ndersa ne bashkepunim me Hollanden po vijon projekti i ndertimit te kantierit te Pasha Limanit te anijeve nga me modernet patrulluese.
Per sa i takon procesit te privatizimit te pronave qe jane nen administrimin e ushtrise Imami tha se eshte Ministria e Ekonomise ajo qe pergatit procesin e privatizimit ndersa kjo e fundit kryhet nga Ministria e Financave. Ne jemi te interesuar vetem qe ky privatizim te kryhet sa me shpejte sepse keshtu shkarkojme nga librat tane te llogarise dhe njekohesisht heqim pergjegjesine per ruajtjen mbajtjen e tyre per cka ne shpenzojme kohe njerez mjete financiare tha Imami. Per sa i takon marreveshjes me Greqine per ndarjen e kufijve ujore Imami sqaroi se ajo eshte nje marreveshje politike midis Ministrive te Jashtme te te dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›