E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Kushtet e PS per gjykaten administrative Rozeta Rapushi

Opozita nuk mund te jape votat e saj per projektligjin per Gjykaten Administrative pasi nuk mund ti japin maxhorances nje tjeter gjykate me te cilen te beje cte doje. Kryetari i PS-se Edi Rama beri te qarte dje se socialistet e kane te pamundur te japin pelqimin per nje ligj te tille ne kushtet kur dihet publikisht qendrimi i tyre qe eshte teresisht parimor lidhur me Parlamentin dhe kur nga ana tjeter behet fjale per nje draft i cili nga vete partneret eshte kontestuar ne 1/3 e tij e per me teper ne nje Shqiperi ku pavaresisht asaj qe ligjerohet ajo qe i jetesohet shpesh here ngjan krejt e ndryshme. Keshtu qe ne nuk jemi aspak te predispozuar qe ti japim Sali Berishes nje tjeter gjykate qe ai te beje cfare do qe te doje. Nderkohe qe pa pike dyshimi jemi te gatshem te japim gjithe kontributin tone per ti cuar te gjitha gjerat perpara duke zhbllokuar parlamentin permes hapjes se procesit te transparences dhe duke kontribuar energjikisht per transformimin e ketij drafti kaq problematik ne nje draft te gjitha pranuar qe minimalisht do te parandaloje degradimin e nje tjeter motivi te mire ne nje fakt teresisht te papelqyeshem per shoqerine per sa kohe sistemi yne gjyqesor eshte i gjunjezuar nen nje presion shpesh here mafioz te nje qeverie teresisht te korruptuar theksoi Rama. Nga ana tjeter kreu socialist theksoi se perpjekja e opozites per transparence do te vijoje ne menyre qe te vendoset para drites se syve te publikut se cfare ka ndodhur dhe ndodh me qeverisjen. Asnjehere nuk jemi zhytur pertej asaj cka na kane lejuar provat dhe faktet pertej asaj cka na kane lejuar dokumentet zyrtare dhe argumentet qe burojne nga nje ekspertize mjaft e vemendshme ne menyre qe ne kete proces transparence ne ti sherbejme domosdoshmerise per te pasur nje qeveri me te pergjegjshme dhe njekohesisht ti japim publikut mundesine te shohe se cfare ndodh ne kushtet kur vota vidhet kur kutite mbyllen dhe kur qeveria ndihet teresisht e cliruar nga cdo detyrim ndaj publikut vijoi Rama. Sipas tij transparenca eshte nje domosdoshmeri sic eshte nje domosdoshmeri cdo liri dhe e drejte dhe per cdo liri dhe per cdo te drejte asnjehere koha nuk kalon. Rama shtoi se sa me shume koha kalon me liri dhe te drejta te cunguara aq me shume eshte koha per te luftuar per keto liri dhe te drejta. Kreu socialist tha se hetimi per zgjedhjet duhet te nise dhe nderkohe qe kutite e materialeve zgjedhore duhet ti vihen ne dispozicion komisionit hetimor per te filluar punen per transparencen dhe per ti hapur rruge nje procesi te ri te bashkejeteses mes paleve ne parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›