Hilari Klinton Metes SHBA do te vazhdoje bashkepunimin e ngushte
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton vlereson lart kontributin e zevendeskryeministrit dhe ish Ministrit te Jashtem Ilir Meta per marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve. Nepermjet nje letre zyrtare Clinton shpreh vleresimin e saj per bashkepunimin me Ilir Meten si Minister i Puneve te Jashtme dhe thekson se ka qene e nderuar qe ka punuar me Meten per forcimin e lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjithashtu Sekretarja Amerikane e Shtetit shpreh besimin se do te bashkepunoje serish ngushte me numrin dy te qeverise Ilir Meta si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ne letren e saj derguar Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Energjetikes Sekretarja Amerikane e Shtetit Clinton e pergezon numrin dy te qeverise per arritjet si Minister i Jashtem si dhe shpreh vleresimin per punen qe ai ka bere per te demonstruar nje lidership rajonal. Une dua tju pergezoj per arritjet tuaja si Minister i Jashtem dhe te vleresoj punen qe ju keni bere per te demonstruar lidership rajonal sikurse eshte avancimi i kauzes se nje Kosove te pavarur paqesore dhe demokratike shprehet Hillary Clinton. Ne fund te letres se saj Sekretarja Amerikane e Shtetit i uron zevendeskryeministrit z. Ilir Meta mbaresi ne pozicionin si Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ju falenderoj per letren tuaj me rastin e perfundimit te detyres se Ministrit te Jashtem. Kam qene e nderuar qe kam punuar me ju per forcimin e lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara. Pas marrjes se pergjegjesive te reja ne sherbim te popullit shqiptar ne besojme se do te kemi fatin e mire te punojme perseri ngushte me ju si Minister i Ekonomise shkruhet ne letren e saj.