Imami: Mandatin e ardhshëm më shumë investime për zhvillimin e Elbasanit
PEQIN- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Arben Imami premtoi më shumë investime në energjitikë dhe bujqësi, në mandatin e ardhshëm.
Të martën në mbrëmje Partia Demokratike prezantoi në qytetin e Peqinit kandidatët e PD-së. Në mitingun elektoral në qendër të qytetit, z.Imami, kryesues i listës së kandidatëve në këtë zonë, tha se "ne vijmë sot në qarkun e Elbasanit ballëhapur, se kemi investuar shumë dhe do të investojmë edhe më shumë katër vitet që vijnë".
"Pas pak ditësh kryeministri Berisha do të inagurojë rrugën Tiranë-Elbasan, vepra më e madhe publike e këtij mandati që ka hapur perspektivën ekonomike dhe vende të reja pune për gjithë qarkun", tha Imami.
Ai vuri në dukje investimet në energjitike në këtë zonë përmes nënshkrimit të kontratave prej disa qindra miliona dollarë, ku veçoi nisjen e punimeve të kaskadës së Devollit, vepër që do të krijojë rreth pesë mijë vende të reja pune për Peqinin, Gramshin dhe Elbasanin.
Kandidati Imami theksoi se zhvillimi i fshatit ka qënë një tjetër synim i qeverisjes së PD-së mandatin e shkuar, ku vetëm në këtë qark janë mbështetur financiarisht mbi 5 mijë fermerë. "Katër vitet e ardhshme do të investojmë tre herë më shumë për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë", tha Imami.
Ai akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama për bllokimin e statusit të vendit kandidat duke mos votuar tre ligjet e integrimit.
"Rama me këtë qëndrim iu kthye politikave bllokuese të izolimit komunist. Shqipëria do të kishte 250-300 milionë euro më shumë nga Bashkimi Europian, që do të ishin investime për shkolla dhe vepra në infrastrukturë. Por, më 23 qershor, bashkë me Partinë Demokratike do ta çajmë murin e bllokimit, siç çamë malin e Krrabës, për të dalë nga Elbasani në Tiranë", theksoi Imami.
(e.m/ata/BalkanWeb)