KQZ: 3.337.388 fletë votimi për zgjedhjet e 23 qershorit
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të martën në mbrëmje që për zgjedhjet e 23 qershorit të prodhohen gjithsej 3.337.388 fletë votimi.
Me katër votat e anëtarëve të pranishëm KQZ miratoi pr/vendimin "Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e 23 Qershorit".
Sipas relacionit shoqërues të aktit, nga përpunimi i të dhënave nga administrata e KQZ-së, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5508 qendra votimi, me gjithsej 3.271. 885 zgjedhës.
Bazuar në urdhërimet e pikës 4, të nenit 97 të kodit zgjedhor, e cila përcakton se sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke shtuar 2%, KQZ vendosi që të prodhohen 3.337.388 fletë votimi gjithsej.
(e.m/ata/BalkanWeb)