Imami: Mbështetje Maqedonisë në NATO, të zgjidhet çështja e emrit
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka pritur sot në një takim homologun e tij maqedonas Talat Xhaferri, me të cilin ka diskutuar për çështje të ndryshme.
Në një konferencë të përbashkët, menjëherë pas takimit Imami tha se Shqipëria vijon të japë mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Maqedonisë, që ajo të anëtarësohet në NATO, ndërsa potencoi se duhet të zgjidhjet çështja e emrit.
“Çështja më e rëndësishme për të cilën biseduam është ajo e integrimit të Maqedonisë dhe gjithë rajonit në NATO, ne mbajmë qëndrim të palëkundur që Maqedonia duhet të jetë dhe mund të bëhet vend anëtar, shpresojmë të gjejë zgjidhje sa më të shpejt çështja e emrit”, tha ai.
Imami tha më tej se, “Diskutuam edhe për vijimin e dialogut me Kosovën, Shkupi e Tirana i japin mbështetje Kosovës për pjesëmarrje në iniciativa dhe aktivitete rajonale”.
Më pas Imami tha se pritet që me Maqedoninë të ketë bashkëpunim për sa u përket një iniciative rajonale për mbrojtjen raketore si edhe koordinim dhe ndërveprim të emergjencave civile në raste fatkeqësish, si bora, tërmetet, etj.
Nga ana e tij, z.Xhaferri u shpreh se bashkëpunimi mes dy ministrive ka qenë i ngushtë dhe vlerësoi mbështetjen e dhënë deri më tani për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Ne çmojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, çështja e emrit është pengesa e fundit ndaj Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s. Ne vazhdojmë të punojmë për të mbajtur standardet e arritura dhe për t’i zhvilluar më tej. Ne jemi të gatshëm që të jemi pjesë e kontributit të ISAF e më tej”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)