E Diel, 1 Nëntor 2026

Angelina Jolie heq gjinjtë: Kisha 87% rrezik për zhvillimin e kancerit

Aktorja Angelina Jolie zbuloi se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë (heqja e të dyja gjokseve), për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Në artikullin e titulluar "Zgjedhja ime Mjekësore", që është botuar në New York Times, aktorja amerikane rrëfen se i është nënshtruar kësaj procedure, sepse ka konstatuar rrezikun e zhvillimit të kancerit, në vezore dhe gjoks.

Aktorja thotë se mjekët vlerësuan se ajo kishte 87% rrezik për kancerin e gjirit dhe pothuajse 50% rrezik për kancerin ovarian (në vezore), edhe pse shkalla e rrezikut është e ndryshme tek çdo grua.

Jolie filloi terapinë më 2 shkurt dhe përfundoi më 27 prill. Ajo pohon se gjatë gjithë kësaj periudhe arriti të ruajë sekretin e operacionit dhe të vazhdojë të bëjë punën e saj.

Aktorja tregon se nëna e saj vdiq nga kanceri në moshën 56 vjecare dhe vete Jolie zbuloi se kishte të "dëmtuar" genin BRCA1, gjë që rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes. "Për çdo grua që lexon këtë, unë dua të dijë se ka opsione. Dëshiroj të inkurajoj gratë, që ta marrin në konsideratë dhe të kërkojnë këshilla", shprehet ajo.

Nëpërmjet artikullit aktorja jep detajet e ndërhyrjes, falenderon partnerin e saj Brad Pitt për butësi dhe i kujton botës se 458 000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit.

"Unë dua t’iu them fëmijëve të mi se nuk duhet të frikësohen se do të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit," shtoi ajo.

(a.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›