E Diel, 1 Nëntor 2026

BE bogar Ne Shqiperi sundon ligji jo tolerim dhunes

Ministri i Jashtem slloven nxit partite politike te dialogojne per te nxjerre vendin nga situata e veshtire politike. Z. Samuel bogar takoi dje Kryeministrin Sali Berisha Presidentin Bamir Topi ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe kreun e PS-se Edi Rama. Ministri i Puneve te Jashtme te Sllovenise z. Samuel bogar eshte derguar ne Tirane nga Kryeministri slloven z. Borut Pahor per tu njohur me situaten e krijuar pas perpjekjes se dhunshme te opozites per thyerjen e rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike ne vend. Kryeministri Sali Berisha e falenderoi me mirenjohje per interesin qe qeveria dhe vendi mik Sllovenia po tregojne ndaj Shqiperise dhe popullit shqiptar. Kryeministri Berisha e njohu ministrin bogar me situaten ne vend pas perpjekjeve te dhunshme te opozites kunder rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike si dhe zhvillimet pas deshtimit te grushtit te shtetit te 21 janarit. Z. Berisha theksoi se ne kete situate te veshtire vetem drejtesia e paanshme dhe e pavarur eshte dhe mbetet thelbesore per perfundimin dhe daljen nga kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit i mbetur ne tentative i organizuar nga kryetari i opozites.

Pasi u njoh ne menyre te hollesishme me situaten ministri bogar e rigarantoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen e plote te qeverise sllovene dhe te vendit te tij nje vend mik i Shqiperise. Me tej zoti Samuel bogar i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta te Kryeministrit Borut Pahor dhe me urimet qe kjo situate e veshtire te tejkalohet sa me pare ne menyre qe Shqiperia te rikthehet ne rrugen e integrimit evropian. Kryeministri Berisha e garantoi ministri bogar se qeveria shqiptare eshte e vendosur te mos lejoje ne asnje rast cenimin e institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues permes forces dhe se ajo mbetet totalisht e perkushtuar ndaj projektit madhor kombetar integrimit ne Bashkimin Evropian duke e marre kete si nje proces te bazuar teresisht ne merite e performance si interesi me i mire i Shqiperise shqiptareve dhe te ardhmes se tyre.
Gjithashtu Kryeministri i perseriti zotit bogar ftesen e bere zyrtarisht OSBE-se per vezhgimin e zgjedhjeve te 8 Majit duke kerkuar dergimin e sa me shume vezhguesve nderkombetare per te deshmuar angazhimin e plote te autoriteteve shqiptare per mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve me te larta nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›