Topi Te rivendoset dialogu
Kreu i shtetit organizoi dje ne Pallatin Brigadave nje pritje me trupin diplomatik ne Tirane dhe ne fjalen e tij te rastit evidentoi situaten e rende politike. Ne cdo moment edhe ne keto caste qe ne po flasim forcat politike individet politike edhe ne ato momente kur tensioni politik konsiderohet mjaft i larte edhe atehere kur ndjeshmeria qytetare eshte prape e larte te gjithe aktoret e rendesishem politike aktoret institucionale duhet te gjejne maturine duhet te gjejne qetesine duhet te gjejne ekuilibrin qe te rivendosin dialogun politik sepse interesat e Shqiperise sikurse e kane thene edhe rilindesit tane jane mbi te gjitha mbi interesat e vogla mbi interesat meskine apeloi Topi. Presidenti evidentoi se zgjedhjet lokale jane afer dhe se bashkepunimi eshte i domosdoshem per te pasur nje proces zgjedhor korrekt. Une mbetem me shprese dhe besim per nje fryme komunikimi qe do te mundesoje e garantoje nje klime te qete parazgjedhore dhe administrim te ndershem e te paanshem te zgjedhjeve te 8 majit te ketij viti per te rikthyer frymen e bashkepunimit korrekt institucional midis qeverise qendrore dhe pushtetit vendor mungesa e te cilit ka sjelle ne disa raste nje pamjaftueshmeri te dukshme ne realizimin e projekteve te perbashketa ku me i demtuari rezulton interesi qytetar tha ai. Sipas kreut te shtetit politika duhet te komunikoje per te kthyer sa me pare dimensionin demokratik. shte e rendesishme qe politika te zhvillohet ne nje mjedis ku standardet demokratike te jene kryefjale e cdo lloj komunikimi qe ndjeshmeria per problemet jetike me te cilat perballet shoqeria shqiptare te jene temat kryesore te debatit dhe rruget e zgjidhjeve e alternativat politike te dominojne interesin publik. Politika institucionale e ka detyrim paresor te ktheje sa me shpejt dimensionet demokratike ne komunikim dhe vendimmarrje tha Topi. Me tej ai shtoi se vendi ka me shume pergjegjesi kur jemi anetare te NATO-s dhe pritet qe te fitojme edhe statusin kandidat per ne BE. Kjo pergjegjesi rritet akoma edhe me shume kur ne jemi projektuar per te shkuar drejt familjes europiane. deklaroi para ambasadoreve Presidenti Bamir Topi.
Bojkoti Ristani kerkon shpjegim nga anetaret e KQZ
Kryetari i Komisionit Qendror Arben Ristani deklaroi dje ne mbledhjen e KQZ-se se u ka derguar nje shkrese zyrtare anetareve te opozites ne komision ku u kerkon shpjegime per mungesat e tyre. shte e rendesishme qe koleget te jene prezente. Ne jemi shprehur dhe ne disa mbledhje rresht ku me te vertete kemi kerkuar me domosdoshmeri kontributin e tyre. Ata dhane patjeter nje kontribut te spikatur ne mbledhjen e fundit ku u miratua buxheti i institucionit por perseri kemi nevoje per ta. Une kam komunikuar zyrtarisht me ane te nje shkrese ku i kerkoj zyrtarisht te me njohin me shkaqet e mungeses. Menjehere sapo te marr pergjigjen do ua ve ne dispozicion tha Ristani. Sipas Kodit Zgjedhor parashikohen sanksione nese anetaret mungojne pa arsye ne mbledhjet vendimmarrese te KQZ-se. Nese mungojne me shume se dy mbledhje pa arsye KQZ mund ti kerkoje Kuvendit zevendesimin e tyre.
ERALD KAPRI