Imami: Rilindja e Shqiperise ndodhi ne vitin ‘90
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ishte i pranishem dje ne aktivitetin e organizuar ne 100 vjetorin e krijimit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura. Kjo pjese e rendesishme e struktures ushtarake ne Shqiperi eshte zhvilluar prej vitit 1913 dhe tashme eshte bere pjese e NATO –s, aleances me te madhe ushtarake te globit. Ministri theksoi se ringritja e Shqiperise ndodhi ne vitin ’90. “Pa dyshim qe ringritja e Shqiperise ka qene politike ne vitin 1990, kur Shqiperia u shkeput nga diktatura komuniste, iu fut rruges se pluripartizmit te lirive dhe te drejtave te njeriut, demokracise dhe perfundimisht u shpreh, u vendos ne qendrimin e saj pro perendimor. Kjo beri te mundur qe ushtaraket shqiptare me patriotizmin dhe cilesite profesionale, se bashku me te gjitha strukturat e tjera te shtetit shqiptar, bene te mundur nje nga arritjet me te medha te historise sone kombetare dhe sidomos shteterore te ketyre 100 viteve, anetaresimin ne NATO. Tashme, perkundrejt asaj idese paranojake dhe vetizolimit, ne e mendojme ceshtjen e sigurise dhe mbrojtjes si nje ceshtje e cila zgjidhet ne kontekstin e sigurise kolektive dhe jo te nje paranoje te ngritjes se qindra-mijera bunkereve qe shkallmojne ekonomine, ushtrine etj. Une jam shume i lumtur per punen e bere ne keto 4 vitet e para te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nga Forcat tona te Armatosura”,- deklaroi ministri Imami.
Gjithashtu, ministri Imami ka vleresuar punen e bere nga Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, duke thene se tashme ushtria jone ndodhet fund te fazes se pare te integrimit te forcave tona te armatosura ne aleancen veri-atlantike.
Shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ne fjalen e tij beri nje ekspoze te shkurter te rruges historike te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura. Ai shpalosi etapat historike te ngritjes dhe zhvillimit te ketij organizmi te rendesishem per Forcat e Armatosura pergjate gjithe historise 100-vjecare, duke filluar qe nga momenti i krijimit me 3 maj 1913, duke vijuar ne vitet 1920-1924, me pas ne vitet e Mbreterise, ne kohen e Luftes Antifashiste, ne periudhen e diktatures komuniste, si dhe u ndal gjeresisht ne periudhen pas triumfit te demokracise dhe deri ne deri ne dite e sotme, ku Shqiperia dhe Forcat e saj te Armatosura jane prej kater vitesh anetare te NATO-s. “Ne kete 100-vjetor kujtojme dhe nderojme ata lidere ushtarake, atdhetare dhe vizionare qe nga kryetari i pare, majori Ali Shefqeti (Shkupi) dhe deri tek me i fundit, te cilet ideuan, krijuan persosen dhe drejtuan me perkushtim dhe profesionalizem kete organizem te rendesishem ushtarak, permes veshtiresive e pengesave te shumta te koherave, nga 4 Maji i vitit te larget, por historik, 1913 deri me sot”, ka perfunduar fjalen e tij gjeneralmajor Gjunkshi.
4 Maj 1913
Nje moment i rendesishem historik jo vetem per ushtrine shqiptare
Data 4 Maj e vitit 1913, shenon nje moment te rendesishem historik jo vetem per ushtrine shqiptare, por edhe per shtetin e ri shqiptar te sapo krijuar. Formimi i “Shtabit Madhuer” sic njihej ne ate kohe, u be me miratimin e Qeverise se Perkohshme te Vlores, kryetar i te cilit ishte major Ali Shefqet Shkupi. Shtabi Madhuer e kishte qendren ne Vlore, prane Ministrise se Luftes te Qeverise se Perkohshme te Vlores qe kryesohej nga Ismail Qemal Bej Vlora. Shtabi Madhuer u krijua ne momente shume te rendesishme historike per fatet e vendit, ishte koha kur Ballkani dhe Evropa do te perfshiheshin nga lufterat me te pergjakshme, Lufterat Ballkanike dhe Lufta e Pare Boterore. Drejtuesit e ketij organizmi jetik, “truri i ushtrise”, perballuan dy nder sfidat themelore; organizimin dhe ngritjen e forcave te armatosura dhe njeherazi ruajtjen e rendit dhe te qetesise publike. Ushtria shqiptare trashegoi nga e kaluara historike traditat me te cmuara luftarake shumeshekullore, qe nga ushtrite ilire, periudha e lavdishme e Skenderbeut dhe deri tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ne nje shekull histori te trazuar, ashtu si te gjitha institucionet e shtetit shqiptar, edhe ushtria eshte perballur me sfidat qe ka ofruar koha. Shtabi i Pergjithshem, ne 100 vjet ekzistence, eshte drejtuar nga 22 ushtarake te larte. Ne ju jemi mirenjohes per cdo “gur te cmuar” qe ata kane vendosur per te lartesuar “fortesat” e Forcave te Armatosura, si nje nga shtyllat kryesore te shtetit shqiptar. Ditelindja e 100-te e Shtabit te Pergjithshem perkujtohet ne kushte diametralisht te kunderta me periudhen e krijimit te tij. Ne vitin 1913, ishte ne pikepyetje fati i Shqiperise, ndersa sot, pas 100 vitesh, Shqiperia dhe Forcat e Armatosura, jo vetem qe kane konsoliduar pozitat kushtetuese, por jane gjeneruese te paqes dhe sigurise ne rajon dhe me gjere. Prej kater vitesh, Shqiperia dhe Forcat e Armatosura jane pjese e aleances me te madhe te sigurise ne bote, Aleances se Atlantikut te Veriut. Forcat e Armatosura tashme synojne integrimin e plote ne NATO, ato pergatiten per t’u sherbyer vlerave me te mira njerezore, per nje Shqiperi Evropiane dhe per nje te ardhme me te sigurt.
Ceremonia
Ne kete aktivitet ishin te pranishem: ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv.ministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe znj. Arta Musaraj, komandanti Forces se Sigurise se Kosoves, gjeneral lejtenant Kadri Kastrati, ish-shefat e Shtabit te Pergjithshem te FA nder vite, gjenerale dhe ushtarake te larte te Ministrise se Mbrojtjes, Shtabit te Pergjithshem dhe Forcave te Armatosura, atashete ushtarake te akredituar ne vendin tone, perfaqesues ushtarake te vendeve anetare te NATO-s dhe atyre partnere, si dhe mjaft te ftuar te tjere.