E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shendetesia s’eshte mall, do e ofrojme falas Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama premton ofrimin e sherbimit shendetesor falas per qytetaret qe nuk kane mundesi ta paguajne ate. Ne nje takim te zhvilluar pasditen e djeshme ne Njesine Bashkiake Nr. 7 ne kryeqytet, Rama tha se ky sherbim do te jepet falas duke ndjekur dhe shembullin e vendeve te tjera te zhvilluara. “Eshte nje e mire publike qe duhet te afrohet sipas nevojes per kedo ne pune apo te papune, ne fshat a ne qytet. Prandaj ne do e ndryshojme kete sistem qe eshte themeluar ne vitin 1994 mbi sigurimet, do heqim skemen e sigurimeve dhe do te sigurojme sherbimin shendetesor falas per cdo qytetar”, - tha Rama. Kreu i PS-se ka folur dhe per komentet negative qe ka pasur nga ana e mazhorances per kete premtim. Ai tha se do te jete shteti ai qe do te paguaj njelloj per te gjithe qytetaret. “Keta thone se kjo nuk eshte e mundur. Patjeter qe kushton se kushtojne spitalet per t’u ndertuar, mirembajtur, trupa e mjekeve, infermiereve sanitareve dhe kushtojne dhe shpenzimet e perditshme, ilacet gjithe pjesa e se perditshme, problemi eshte kush do e paguaje, ata qe s’kane leke, apo ata qe shesin bagetite qe i mbajne gjalle, apo shoqeria permes shtetit do marre persiper, qe t’ua jape kete sherbim te gjitheve duke qene shteti ai qe paguan njesoj per te gjithe. Dhe Saliu thote qe kjo eshte komuniste, kjo eshte aq komuniste sesa eshte komuniste, Britani e Madhe”, tha kreu i PS-se. Kryesocialisti e ka cilesuar si te deshtuar skemen aktuale te sigurimeve shendetesore, duke shtuar se shumica e parave per shendetesine dali nga xhepat e shqiptareve. “Kur nuk ka pune, nuk ka as sigurime dhe cdo vizite behet me leke ne dore. Tarifat jane pesefishuar. Ne Shqiperi harxhohen rreth 800 milione dollare ne vit, shpenzim i pergjithshem. Vetem 7 % dalin nga skema e sigurimeve shendetesore, 66% dalin drejtperdrejte nga xhepat e shqiptareve “,- tha ai. Rama ka folur dhe per programin e PS-se, duke u shprehur se ai eshte hartuar me eksperte te huaj dhe eshte nje nga dokumentet me serioze politike te 22 viteve demokraci ne vend. “Kemi nje program qe eshte shprehje e te gjitha nevojave per ndryshimin dhe kemi nje program qe mban brenda te gjitha arsye qe per cdo person qe ka mbushur moshen e votimit te vij dhe te votoje me 23 qershor PS-ne”, - tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›