E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kete vit shqiptaret levizin pa viza, kriteret teknike"

Ministri i Jashtem italian Franko Fratini eshte shprehur per TV Klan, se vizat me Shqiperine do te hiqen ne vjeshte. Ne nje interviste ekskluzive per gazetaren Urita Dokle gjate samitit te Sarajeves, ai u shpreh se, nuk ka pengesa per realizimin e kesaj aspirate per shqiptaret dhe boshnjaket. "Pas publikimit te dokumentit te Komisionit Evropian, mendoj se do te jete e mundur qe te kemi hequr vizat me Shqiperine dhe Bosnjen perpara dimrit", deklaroi Fratini. Nderkohe qe Ne lidhje me pyetjen se a eshte heqja e vizave nje proces teknik apo politik, Fratini u pergjigj se "ne kemi vendosur disa kritere teknike qe duhen permbushur. Ne qofte se permbushen dhe kushtet plotesohen, nuk ka pengesa politike". Takimi Bashkim Evropian Ballkan rezultoi te jete nje sukses per te gjitha vendet e rajonit te Ballkanit. Ajo cka eshte me e rendesishme, eshte se Shqiperia ngjiti nje tjeter shkalle drejt integrimit evropian. Shefi Italian i diplomacise e cilesoi pranine e Kosoves ne kete samit te rendesishem nje sukses politik. "Kam punuar shume per ta bere realitet kete sukses politik. Jam shume i lumtur me prezencen e dy ministrave te jashtem. Personalisht mendoj se Kosova dhe Serbia duhet te rinisin sa me shpejt dialogun dhe procesin e bisedimeve", deklaroi Fratini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›