E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Taksa e sheshte themeli i zhvillimit ekonomik

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka sqaruar të rinjtë në Elbasan se zhvillimi ekonomik i viteve ka ardhur nga taksa e sheshtë. Sipas Imamit vendi ynë është ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 3% në vit gjatë viteve të krizës në dallim nga regresi që kanë patur fqinjët.
Ministri Imami deklaroi në këtë takim me të rinjtë se falë politikave ekonomike të qeverisë janë rritur investimet e huaja.
Ministri i Mbrojtjes sqaroi se para 8 vjetësh ishte Shqipëria e taksave të larta, të cilat nuk i mblidhte sepse bizneset që ishin pranë qeverisë nuk paguanin taksa, por paguanin para në xhepat e punonjësve të shtetit apo politikës, ndërsa pjesa tjetër e biznesit ishte e detyruar të paguante taksa.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›