E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet vakante në KQZ, sot priten debate në Kuvend

Parlamenti pritet të përfshihet sot nga debate të ashpra për shkak të situatës së krijuar në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Largimi i djeshëm i Albana Shtyllës, krijoi dy vende vakant në KQZ, në një kohë kur procesi për përgatitjet e zgjedhjeve të 23 qershorit ka hyrë në një pikë kritike.

Kryetarja e Parlamentit i kërkoi dje kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të sjellë në Kuvend brenda 48 orëve dy propozimet e reja, por nga selia rozë nuk ka ende asnjë shenjë për zëvendësimin e Bibës dhe Shtyllës.

Grupi socialist do të mblidhet rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm për të vendosur për qëndrimin gjatë seancës së paradites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›