PS-LSI bllokojne Keshillin Bashkiak te Njesise nr 4

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bllokojnë Këshillin Bashkiak të njësisë numër 4 në Tiranë. Kryetari i kësaj njësie Hysen Gjura thote se akti i parë i bashkëpunimit PS-LSI është bllokimi i ndihmës ekonomike për 500 familje dhe buxhetit.
Në shenjë proteste për bllokimin e ndihmës ekonomike largohet nga grupi i këshilltarëve të PS, Ylli Ferza. Sipas Ferzës PS nuk mendon me për popullin por për interesa politike.