Topi i ben apel politikes Fushata e akuzave po le ne hije prioritetet qeverisese
Eljona Ballhysa
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka shprehur dje shqetesimin per situaten politike ne vend duke theksuar se fushata e akuzave dhe kunderakuzave po le ne hije prioritetet qeverisese per te cilat ka nevoje vendi. Kreu i shtetit e beri kete deklarate fill pas miratimit te vendimit per liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian per shtetasit shqiptare. Ne nje deklarate te posacme presidenti Topi nder te tjera tha se fushata e akuzave e ndermarre nga politika ne vend do te sjelle pasoja per imazhin e demokracise se vendit. Ai u beri thirrje organeve te Drejtesise qe te bejne sa me pare transparencen e ketyre akuzave politike ndersa shprehu mbeshtetjen e plotes ndaj ketyre institucioneve per te vene para ligjit cdo person te inkriminuar qofshin keta dhe politikane. Ne perfundim presidenti Topi u beri thirrje perfaqesuesve politike qe te miratojne me konsensus ligjin per heqjen ose kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe te gjyqtareve.
Apeli
Jam ketu per te shprehur edhe shqetesimin tim mbi disa zhvillime politike te koheve te fundit te cilat kane te bejne jo vetem me aktoret politike por me shtetin demokracine dhe interesat e publikut te gjere dhe te qytetareve. Sic bashkerisht kemi konstatuar prej muajsh retorika politike ne Shqiperi po dominohet nga akuza e kunderakuza midis politikaneve zyrtareve dhe medias. Vertetesia e akuzave natyrisht nuk eshte atribut i Presidentit dhe as i partive politike ajo eshte atribut vetem i Drejtesise dhe organeve qe parashikon Kushtetuta. Fushata e akuzave dhe kunderakuzave nuk eshte me ceshtje e partive eshte ceshtje e shtetit e demokracise dhe e sistemit tone politik. Sepse ky zhvillim i ri po le ne hije prioritetet politike qe duhej te kishte qeverisja dhe politika ndaj qytetareve e shoqerise dhe nga ana tjeter nuk mund te mos lere pasoja ne imazhin e demokracise ne raport me partneret tane nderkombetare - eshte shprehur presidenti Topi. Me tej ai shprehu mbeshtetjen per institucionet e Drejtesise qe te nisin procedurat dhe te marrin masat per cdo akuze te perfaqesuesve politike. Jam ketu per te konfirmuar mbeshtetjen time te deritanishme dhe te metejshme ndaj Prokurorise se Pergjithshme Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive Kontrollit te Larte te Shtetit dhe cdo institucioni tjeter kushtetues e ligjor qe ka per detyre mbrojtjen e ligjit dhe dhenien e drejtesise. Jam gjithashtu ketu per tiu kerkuar edhe nje here ne menyre publike ketyre institucioneve qe ne emer te interesave madhore te vendit te rendit kushtetues dhe pergjegjshmerise demokratike te veprojne pa vonese me kuraje me transparence e profesionalizem per te trajtuar me te gjithe seriozitetin e duhur cdo akuze reciproke te aktoreve politike cdo denoncim publik zyrtar e mediatik dhe brenda nje limiti kohor te caktuar te informojne publikun shqiptar mbi te vertetat e tyre. Cdo politikan zyrtar nepunes e sipermarres qe ka abuzuar me ligjin pavaresisht statures politike e publike duhet te perballet me ligjin - eshte shprehur kreu i shtetit duke e cilesuar kete parim te shtetit te se drejtes. Ai tha se ne rrugen e integrimit europian ne te cilen ndodhet vendi nuk mund te behet pengese asnje individ apo grup individesh qofshin keta dhe politikane. Ne perfundim kreu i shtetit kerkoi nga politika miratimin me konsensus te ligjit per heqjen e imunitetit. Jam ketu per ti apeluar te gjithe klases politike sidomos partive politike te perfaqesuara ne Parlament qe me konsensus te gjere ose me nisma individuale te bejne te mundur heqjen e pengeses se imunitetit parlamentar per te gjithe deputetet. Ftoj Parlamentin qe me konsensus dhe pergjegjshmeri perpara vendit te bashkepunoje per nderhyrje te menjehershme qofshin keto dhe kushtetuese per heqjen ose kufizimin e imunitetit edhe per nje kategori te gjere zyrtaresh sic jane organet e Drejtesise dhe drejtuesit e institucioneve te ndryshme kushtetuese - eshte shprehur Topi. Ai i beri thirrje klases politike qe te bashkepunoje per nje pushtet gjyqesor te pavarur dhe te paanshem ndersa theksoi se vertetesia e cdo akuze vertetohet vetem nga gjykata. Apeloj publikisht vecanerisht klasen politike te mbeshtesin zhvillimin e nje pushteti gjyqesor te pavarur te paanshem etik te besueshem efektiv dhe te drejte ne Shqiperi te shmangin dhenien e opinioneve para ose gjate gjykimit te nje ceshtjeje rreth karakterit te paleve ne gjykim fajesise apo pafajesise se tyre apo rreth provave dhe argumenteve te paraqitura ne gjykate. Cdokush mund te debatoje apo te kritikoje publikisht korrektesine e nje vendimi gjyqesor vetem pasi ai ka perfunduar por duhet shmangur sulmi publik i integritetit te nje gjykatesi apo te Gjyqesorit - eshte shprehur presidenti Topi ne apelin publik drejtuar politikes shqiptare.
SOM
Apeloj publikisht vecanerisht klasen politike te mbeshtesin zhvillimin e nje pushteti gjyqesor te pavarur te shmangin dhenien e opinioneve para ose gjate gjykimit te nje ceshtjeje. Cdokush mund ta kritikoje publikisht korrektesine e nje vendimi gjyqesor vetem pasi ai ka perfunduar por duhet shmangur sulmi publik i integritetit te nje gjykatesi apo te Gjyqesorit.
Topi takon perfaqesues te Bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Sipermarrjes
Presidenti i Republikes Bamir Topi priti dje delegacionin e Bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Sipermarrjes te kryesuar nga drejtuesi i tij z. Majkell Granof. Gjate bisedes presidenti Topi vleresoi marredheniet e shkelqyera ne te gjitha fushat mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si dhe shprehu mirenjohjen per perkrahjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen e panderprere duke cmuar me kete rast kontributin dhe bashkepunimin e frytshem me Fondin Shqiptaro-Amerikan te Sipermarrjes. Kryetari i shtetit beri nje pershkrim te shkurter te situates politike dhe ekonomike ne vend dhe vuri ne dukje disa prej potencialeve ekonomike qe ofron Shqiperia duke nenvizuar klimen e favorshme per zhvillimin e biznesit. Kreu i Bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Sipermarrjes zoti Majkell Granof dhe delegacioni qe e shoqeron pasi e falenderuan presidentin Topi per pritjen e rezervuar e informuan rreth punes dhe planeve te tyre ne Shtetet e Bashkuara si dhe rreth vizitave te ardhshme te Bordit me synim dhenien e ndihmeses ne zhvillimin e metejshem te ekonomise shqiptare nepermjet bashkepunimit me sipermarresit shqiptare financimit te projekteve te rendesishme dhenies se pervojes amerikane te biznesit etj.
Berisha takon kryetaren e KQZ-se se Kosoves
Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim nje delegacion te KQZ-se se Kosoves i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka. Gjate bisedes duke e cilesuar procesin e zgjedhjeve si nje proces ligjor kryeministri Berisha u shpreh se respektimi i ligjit garanton zgjedhje te lira te ndershme dhe demokratike. Duke u ndalur te zgjedhjet ne Shqiperi Berisha u shpreh se pavaresisht perpjekjeve te kryetarit te opozites per te nxire procesin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ato u faktuan edhe nga vezhguesit nderkombetare si zgjedhjet me te mira te bera deri me sot ne Shqiperi dhe qe arriten shumicen e standardeve nderkombetare. Berisha gjithashtu theksoi se per sa kohe kjo maxhorance do te jete ne pushtet zgjedhjet do te njohin vetem standardet me te larta. Ne kete kontekst kryeministri u shpreh se do te studiohet gjeresisht mundesia e perdorimit te votimit elektronik bazuar ne standardet me te larta nderkombetare si menyra me e mire qe do te synoje eliminimin e problemeve te hasura ne te shkuaren dhe gjithashtu garantimin e te drejtes se votes edhe per qytetaret shqiptare qe jetojne ne emigracion. Znj. Daka e njohu kryeministrin Berisha me perberjen menyren e funksionimit te KQZ-se ne Kosove si dhe me procesin per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme ne Kosove.
8 Tetor 2010