Imami: Votoni PD për të vijuar rrugën e zhvillimit
ELBASAN- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, njëkohësisht kryesues i listës së kandidatëve të partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, duke folur sot në takimin elektoral në komunën Tegan, kërkoi votën e këtyre banorëve për të vijuar më 23 qershor punën e nisur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendit.
“Ndërtimi i infrastrukurës rrugore, urbane dhe rurale, ndërtimi i shkollave, qendrave shëndetësore dhe ujësjellësave, rritja e rrogave dhe pensioneve si dhe përmbushja e kritereve për integrim të Shqipërisë në BE”, ishin disa prej arsyeve për të cilat Imami kërkoi të votohet PD.
Imami u bëri thirrje të pranishmëve në këtë takim të mos besojnë alternativën e krahut të majtë, për të cilën tha se është alternativa e bllokimit, e izolimit, e fyerjes dhe nëpërkëmbjes së qytetarëve, sidmos të zonave rurale.
“Për më shumë punësim, zhvillim dhe mirëqënie, për një Shqipëri të integruar në Europë, votoni alternativën e Partisë Demokratike”, apeloi Imami.
(e.m/ata/BalkanWeb)