Tafaj: Arsimi, në 8 vite qeverisje nga PD, shënoi rritje sasiore dhe cilësore
TIRANË- Në një takim të zhvilluar me mësuesit dhe mësueset e qytetit të Kamzës, zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i përgëzoi ata për punën që kanë bërë me nxënësit dhe për rezultatet gjithnjë në rritje të shkollave të Kamzës.
Duke paraqitur para tyre pikat e rëndësishme të programit për vitet e ardhshme, ministri Tafaj, kandidat i PD-së për deputet në Qarkun e Tiranës u shpreh se arsimi shqiptar në këto 8 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike ka shënuar arritje jashtëzakonisht të të rëndësishme, arritje që paraqet si anën sasiore, por edhe cilësore.
"Ne kemi një rritje shumë të madhe të pjesëmarrjes në arsimin e lartë dhe Shqipëria sot e ka arritur atë mesatare të vendeve të BE-së për përqindjen e maturantëve që nxjerr në arsimin e lartë", theksoi Tafaj, duke shtuar më tej se arsimi ka qenë prioritet i qeverisjes.
Në krahasim me tetë vite më parë, ky profesion që u braktis me vite të tëra, sot ka bërë të mundur që të jetë nga më të kërkuarit në vend.
Zv.kryeministri ka vënë në dukje edhe bashkëpunimin e bashkisë në drejtim të zhvillimit të arsimit.
"Për fat të mirë, Banka Botërore erdhi dhe vlerësoi realisht situatën dhe ne e kemi mbështetur bashkinë, por bashkia nga ana e saj po tregon një gatishmëri të jashtëzakonshme", tha ai.
Më tej, ministri Tafaj deklaroi se pati shaka nga më të ndryshmet kur kryeministri tha në 2005-ën që do të çojmë internetin në çdo shkollë, por kjo u bë realitet, sepse sot çdo shkollë ka internet.
"Pra ju keni kontakte me internetin, me teknologjinë, jeni trajnuar dhe këtë reformë, këtë revolucion të teknologjisë së shkollës ne do ta çojmë me tutje, ne do ta çojmë internetin në çdo klasë dhe çdonjëri prej jush të ketë mundësi të zhvillojë mësime me kushte shumë të mira", premtoi Tafaj.
(e.m/ata/BalkanWeb)