E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Arsimi lë për të dëshiruar, do jetë prioritet për PS

VLORË- “Arsimi në ditët e sotme lë shumë për të dëshiruar, të rinjve nuk iu ofrohen mundësi, punësimi, korrupsioni po kap shifrat më të larta, përballë kësaj situate qeveria hesht”.

Këto janë pikat e një diskutimi midis zonjës Leskaj dhe studenteve nga qarku i Vlorës të cilët kanë zgjedhur Universitetin ‘Ismail Qemali” për të studiuar. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë Leskaj e vuri theksin në projektet që Partia Socialiste ka në drejtim të arsimit veçanërisht atij profesional, i cili duket se nuk po vlerësohet sa duhet.

Studentët shprehën shqetësimet e tyre, duke filluar që nga vështirësitë me të cilat përballen veçanërisht ata që vijnë nga zona të ndryshme të qarkut Vlorë e deri në pamundësitë për tu punësuar pas përfundimit të studimeve. 
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›