Imami: Zgjidhim problemet e Gjinarit në 4 vitet e ardhshme
ELBASAN- Kandidati për deputet Aurel Bylykbashi ka premtuar banorët e Gjinarit se brenda mandatit të ardhshëm ëm do të përfundojë financimi i rrugës Gjinar Zavalinë, duke e afruar këtë komunë më afër qytetit të Elbasanit.
Imami ka evidentuar programin e PD në katër vjeçarin e ardhshëm, që sipas tij “ do të zgjidhim ato problem që kemi për të zgjidhur për krahinën e Gjinarit, si edhe problemet jetësore, personale të kësaj zone. Ka ende shumë probleme për të zgjidhur, sepse ne nuk ishim vendi i parë në Europë, ne para 20 vitesh ishim një nga vendet më të varfëra në globin tokësor, por sot nuk jemi kështu. Para 6 vitesh kishim infrastrukturën më të dobët të globit, dhe sot nuk jemi kështu, para 7 -8 vitesh nuk kishte energji, sot e kemi zgjidhur në tërësi. Kemi bërë shumë punë për bujqësinë, por është e vetmja qeveri që ka menduar për ju, që punoni në fermat tuaja, mbani mend Partinë e punës dhe kolektivizimin, çfarë bënë socialistët për ju, asnjë gjë. Ne bëmë të gjitha rrugët, kemi vetëm shumë pak për të bërë, këto katër vjet do ta çojmë rrugën në çdo qendër të komunës, ne kemi filluar të punojmë edhe në fshatra. Sepse aty ku shkon rruga, aty nxitet zhvillimi dhe prodhimi”, tha Imami duke renditur edhe një herë rritjen e ekonomisë në bujqësi, falë edhe subvencioneve të qeverisë shqiptare, duke premtuar se “ brenda katër vjeçarit të ardhshëm do të tre fishohen subvencionet”.
Imami evidentoi edhe investimet në shkolla dhe qendra shëndetësore në qytet dhe në fshat, deri në krahina të largëta të qarkut të Elbasanit.
Programi i madh për vaditjen dhe kullimin heqja e taksës për farërat fidanët, bagëtitë e rracës, etj, heqja e akcizës së naftës janë skema që kanë nisur të funksionojnë që sipas Imamit do të ulin kostot e fermerëve, ashtu si do të ulen kostot edhe si pasojë e investimeve të rrugëve.
“ Rama nuk e përmend fjalën integrim, nuk njohu zgjedhjet, bëri grevë urie, vazhdoi me 21 janarin, dhe për një vit rrjesht nuk votoi tre ligjet, që bënë të mundur mos marrjen e statusit të vendit kandidat që bënë të mundur humbjen e një sërë investimesh”, tha Imami. Ai premtoi se “ brenda këtij viti do ti japim vendit statusin e kandidatit dhe brenda katër vjetësh do ta përgatisim shqipërinë që të marrë statusin e vendit kandidat, që do të thotë më shumë punësim, më shumë mirëqenie, të jemi qytetarë të europës, dhe ne do ti mbajmë premtimet ashtu siç i kemi mbajtur, ashtu edhe për qendrën e Gjinarit”, përfundoi Imami.
(m.a/BalkanWeb)