E Diel, 1 Nëntor 2026

PR mbyll fushatën në Tiranë e Elbasan, Mediu: Zgjidhje çështjes së pronës

TIRANE- Partia Republikane e mbylli fushatën zgjedhore qershor 2013 me dy takime elektorale në Elbasan dhe në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në qytetin e Elbasanit, kryetari i PR, zoti Fatmir Mediu theksoi se tashmë qytetarët e Elbasanit kanë zgjedhur rrugën e mirëqenies dhe integrimit, nëpërmjet zgjidhjes së cështjes së pronës dhe dashurisë për kombin shqiptar.

Takimi në Tiranë, ku merrnin pjesë me qindra e qindra simpatizantë të kësaj force, kaloi në një atmosferë festive, ku kryetari i Partisë Republikane, zoti Mediu u shpreh se në përfundim të kësaj fushate nuk ka asnjë dyshim që PR do të ketë grupin e saj parlamentar, për të diktuar në kuvend dhe qeveri politikat që do të bëjnë të mundur të zgjidhin një herë e mirë çështjen e pronës.

Gjithashtu zoti Mediu shigjetoi edhe kryetarin e opozitës, i cili në vend që të orientojë të majtën drejt politikave të sakta, vetëm shan, fyen dhe përbuz cdo njeri dhe cdo arritje të kësaj mazhorance.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›