E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon rindërtimi i rrugës 'Odhise Grillo', Basha: Investoni tek ata që flasin me vepra

TIRANË- Kryebashkiaku Basha ka inauguruar sot përfundimin e rindërtimit të rrugës “Odhise Grillo” në Tiranë, si dhe kthimin në lulishte të një sheshi pranë kësaj rruge, i cili sic tha Basha, nga paraardhësi i tij, Rama ishte planifikuar për pallat.

Teksa shprehu kënaqësinë për përfundimin në kohë të punimeve të këtyre projekteve, Basha nënvizoi se: “Do i japim kësaj zone standardet e kërkuar brenda pranverës së ardhshme. Vazhdoni investoni tek ata që flasin me vepra, jo me llafe, sic e bëtë me 8 maj”, tha ai në një prononcim të shkurtër për mediat.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›