E Diel, 1 Nëntor 2026

Më të gjatë janë shiritat se rrugët e asfaltuara/ Meta nis sulmin me batuta ndaj Berishës

berisha-metaTanimë katër vitet në qeverisje me Berishën janë harruar plotësisht.

Ilir Meta ka nisur sulmin frontal ndaj Berishës, duke përdorur edhe batutat.

Duke folur nga Gjirokastra, Meta tha se tani është i ripërtërirë dhe i gatshëm për ta nisur nga fillimi me të gjithë ju këtë sfidë të rëndësishme.

Meta sulmoi ashpër Berishën, kësaj here duke folur për tetë vite në stanjacion të Shqipërisë.

Ai tha se qeveria fsheh 500 milionë euro fond borxh për firmat në Shqipëri.

Disa nga batutat e Metës për Berishën janë më poshtë:

-Tani më të gjatë janë shiritat që priten se sa rrugët që asfaltohen.

-Kryeministri aktual, i cili ka bërë mijëra e miliona rrugë të asfaltuara anembanë globit, e ftojmë që të vijë jo me helikopter, por me makinë nga Memaliaj në Tepelenë.

-Presidenti amerikan Regan ka thënë që nuk është qeveria ajo që zgjidh problemet, por qeveria është vetë problemi dhe këtë duket sikur e ka thënë për qeverinë e z. Berisha.

-Le të votojmë për ndryshimin, ti japim fund garës që ka shpallur Berisha me Gjermaninë, të cilën e ka lënë me kohë mbrapa

-Ndaj kërkohet një lidership, që na sjell zgjidhje konkrete për problemet tona dhe jo që flet me yjet në qiell.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›