Imami i përgjigjet Braçes: Tregtia e armëve e ligjshme - ju do përballeni me ligjin
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit deputetit socialist Erjon Braçe, lidhur me akuzat e tij për tregtinë e armëve. Sipas numrit një të ministrisë së Mbrojtjes akuzat e deputetit socialist nuk kanë bazë, por ato kanë një qëllim të sabotojnë tregtinë e ligjshme të armëve, ndërsa theksoi s epër të gjitha shpifjet Brace do të ballafaqohet me ligjin.
Imami sqaroi edhe njëherë se tregtia e ligjshme e armëve mbështet demontimin, i cili është një nga zotimet e Forcave të Armatosura për të përmbushur detyrimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Vijuat me akuza, nxjerrja e dokumentave sekret e jo sekretë në mënyrë të paligjshme nuk mund të frymëzohet nga depuetët e parlamentit shqiptar. E miria është që zoti Brace të dalësh e të thuash si i ke mbledhur ato dokumenta. Do ishte shumë mirë të komunikoje me publikun sesi mbledh dokumentat e paligjshme se të është thënë me shkrim se ka konfidencialitet tregtar”- deklaroi Imami.
Lidhur me akuzat e Braces për lidhje me trafikantin tesic, Imami iu përgjigj se këto akuza nuk cekin njeri dhe se të tjerë janë akuzuar për trafikantë këtu.
Sipas Imamit të gjitha shitjet janë të deklaruara të raporti vjetor të AKSH- së dhe të gjitha kompanitë janë të certifikuara nga brenda e jashtë dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga BE dhe OKB që ndjekin këtë proces.
Ndërsa përsa i përket shpifjeve personale dhe atyre të ministrisë së mbrojtjes, Imami i tha Braces së do të ballafaqohet me ligjin
“Ju niseni nga e keqja dhe nga pandarma kriminale e njeriut, jeni të gatshëm të vrisnit personalitete”- tha Imami.
Më herët në një komunikimin me mediat, referuar shitjeve të një sasie mortajave, Imami tha se përfitimet nuk janë kurrsesi prej miliona dollarësh, siç pretendon opozita.
Ministri Imami ka sqaruar për mediat, se dikasteri që drejton ka tenuar që prej vitit 2009 të shesë një sasi prej tonelatash materiale plasëse. Nisur nga rrezikshmëria e tyre ishte e lartë, ai nënvizoi se janë bërë të gjitha përpjekjet për shitje. Imami bëri me dije se Ministria shiti këto materiale, me çmime minimale, për të eliminuar koston e lartë të demilitarizimit.
Kreu i Ministrisë së Mbrojtes, referuar deklaratave të deputetit socialist Erjon Braçe, theksoi se me dokumentet e shtetit nuk mund të abuzohet dhe të përdoren në rrugë jo ligjore.