E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami në FB: Zgjedhjet me standarde, forcë për të ecur përpara

TIRANE- Ministri i mbrojtjes Arben Imami thyen heshtjen e selisë blu për rezultatin e PD në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke falenderuar të gjithë zgjedhësit e Elbasanit që kanë votuar dhe mbështetur PD.

“Falenderoj të gjithë zgjedhësit e Qarkut të Elbasanit që na votuan e na mbështetën, falenderoj numëruesit që mbrojtën çdo votë me dinjitet deri në fund, falenderoj strukturat e Partisë Demokratike për punën e kryer në këto zgjedhje duke u ofruar qytetarëve një palë zgjedhje shembullore të standarteve Europiane”, – shkruan Imami në "facebook".

Me tej, ministri shprehet krenar për punën 8-vjeçare të qeverisë Berisha, duke theksuar se arritjet dhe puna e palodhshme u jep forcë për të ecur përpara:“ I drejtohem të gjithë votuesve tanë duke i thënë se ne jemi krenarë për të gjithë punën që kemi bërë gjatë këtij 8-vjeçari qeverisje me kryeministrin Berisha, bëmë gjithçka qe e mundur pamvarësisht bllokimeve. Anetarësuam Shqipërinë në NATO, MSA, liberalizuam vizat dhe përgatitëm të gjitha procedurat e nevojshme për anëtarësimin në BE, gjë e cila duhet të përfundoje brenda këtij viti. Ajo që ne dhamë ishin dy palë zgjedhje, ato infrastrukturore dhe ato ligjore që rritën investimet e huaja, duke i dhënë vendit një zhvillim që nuk e kishte parë historia. Kjo na jep forcë dhe na bën të ecim PERPARA”,- përfundon mesazhi i ministrit Imami në "Facebook".
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›