Kavaja surprizë në këto zgjedhje, asnjë deputet PD-së, ia fiton PS
KAVAJE-Të djathtën e tradhton dhe Kavaja. Përvec kapucit blu të Kukësit në hartën manushaqe, Kavaja ishte një surprizë shumë e madhe në këto zgjedhje parlamentare. Ky bastion demokrat nuk i dhuroi asnjë deputet PD-së.
Në këto zgjedhje parlamentare, në Kavajë votuan 38 774 votues, në 3 KZAZ. Nga rezultati i numërimit të votave mësohet se partitë kanë marrë përkatësisht këto vota:
PS 17 792
PD 12 128
LSI 2 330
FRD 700
AK 1025
Në vitin 2009, në Kavajë në gjithë këtë rreth PS u kuotua me 4 500 vota më pak se PD, ndërkohë që tanimë del para me 5 600 vota.
Nga votat e dala më 23 Qershor Kavaja i dhuroi PS një deputet në Parlament, ndërsa në listën për qarkun e Tiranës, Kavajën e nderon djali i saj, Parid Cara, i treti në listë.
PS vetëm nga Kavaja ka marrë një deputet.
Por, tronditje pëson kampi blu. PD nuk fut asnjë kandidat të saj në parlament.
Në rrethin e Kavajës me 87 800 votues, PS ka fituar bindshëm në 2 bashki, Kavajë-Rrogozhinë dhe në 5 komuna, ndërkohë që PD, ka fituar ngushtësisht në dy komuna, Luz i Vogël dhe Gos.
Por nuk mbarojnë surprizat në këtë rreth. Për PDIU, kandidoi si përfaqësues i Kavajës, ish-kreu i PD, që në zonë njihet që nuk ka origjinë Came.
Edhe pse nuk fitoi, ai rrëmbeu votat e 1 862 kavajsve, ose rreth 4.8 për qind të rrethit.
(pergatiti d.bonollari/erjonskendaj/BalkanWeb)