E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit për lekun nuk ndryshon, mbetet 3.75%

TIRANE- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 3.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë prezantimit sot të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendore theksoi se, inflacioni shënoi nivelin 2.1%, ndërsa çmimet e mallrave dhe shërbimeve të shportës janë luhatur rreth niveleve të muajve të kaluar. 

Në daljen e programuar publike, që përkon dhe me fundin e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet elektorale në vend, Guvernatori Fullani tha se, "rritja ekonomike është në momentin kur nuk janë shfrytëzuar në mënyrë maksimale kapitalet vendase". 

Guvertatori Fullani theksoi se Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe kontrollin e defiçitit dhe borxhit publik, në nivele të përballueshme e të padëmshme për ekonominë shqiptare.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›