E Shtunë, 31 Tetor 2026

Macja e zeze e Mesit

Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë të lehtësuar: Lionel Mesi me 99.99 për qind të gjasave do të luajë të dielën në fushën e Betisit, në ligën spanjolle.

Superylli u dëmuar ndaj Benfikës në Champions dhe u duk diçka serioze, veçse stafi mjekësor i bëri shpejt analizat dhe nxorri përfundimin.

Veçse, ka diçka në këtë histori që lidhet me supersticionin. Përpara sesa Leo të hynte në ndeshje, në minutën e 57-të të ndeshjes, një mace e zezë kaloi nëpër fushën e “Kamp Nout”.

A mos ka lidhje ajo me dëmtimin e numrit 10? Për ata që i besojnë supersticionet, padyshim që ka, për të tjerët jo. Fakti është që macja kaloi në fushë dhe Mesi u dëmtua diçka më vonë.

Ky ishte lëndimi i parë i tij që nga shtatori i vitit 2010, në një ndeshje ndaj Atletikos së Madridit.

Trajneri Tito Vilanova u kritikua menjëherë pas përballjes duke iu thënë se rrezikoi lojtarin më të mirë të botës thjesht sepse donte që ai të thyente rekordin e Gerd Mylerit, diçka që Leo nuk arriti ta bënte, të paktën për këtë të mërkurë.

Veçse, Vilanova arsyeton se nëse do të kishte qenë kështu, Mesi do të kishte luajtur që nga minuta e parë.

E vërteta është se katalanasit luajtën krejtësisht me rezerva dhe në fushë ishin vetëm pak yje, si p.sh. kapiteni Pujol dhe David Vija, ndaj edhe e patën shumë të vështirë përballë Benfikës.

Gjithsesi, ata ishin të kualifikuar dhe nuk bënë kompromis, duke e eleminuar skuadrën portugeze, në favor të Sëlltikut që fitoi 2-1 ndaj Spartakut të Moskës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›