Fundi i ciklit të Barcelonës, ka nisur epoka e Bajernit
MYNIH - A është ky fundi i një epoke të artë për Barcelonën? Kjo është pyetja që shtrohet pas humbjes poshtëruese në Mynih. Për rreth 20 vjet Barcelona nuk kishte pësuar një disfatë të tillë, kur dy dekada më parë “Dream Team” u poshtërua në finalen e 18 Majit me rezultatin 4-0 nga Milani i Kapelos.
Barcelona e Tito Vilanovas pëson të njëjtin fat, por këtë herë nuk bëhet fjalë për rrëzimin e një skuadre ëndrrash, por për rrokullisjen drejt humnerës së ekipit “Guardiola Team”. Trajneri katalanas e transformoi klubin në një kundërshtar të frikshëm për këdo, saqë edhe thjesht emri Barça i kallte të dridhurat kujtdo që zbriste në fushë përballë 11 jashtëtokësorëve. Ndërkohë, një tjetër ekip ëndrrash po ngrihet.
Bajern Mynih gjatë vitit 2013 tremb çdo skuadër. Shifrat janë vërtet të frikshme. Në Bundesligë vendos vetëm rekorde. Ndërsa në Champions në tri ndeshjet e fundit ka fituar pastër, duke eliminuar dy nga skuadrat më të forta të Europës, Juventusin dhe së fundmi thuajse Barcelonën. Misioni për në finale duket i arritur, por me një ndryshim nga vjet, bavarezët janë dy herë më të fortë.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)