E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami viziton trupat në Afganistan

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka vizituar kontigjentin e trupave shqiptare te paqes ne Afganistan. Komandantet italianë shprehën falenderimin per kontributin qe Shqiperia dhe forcat e armatosura po japin ne operacionin ISAF ne Afganistan. Ndersa Ministri Imami vleresoi bashkepunimin ne kete mision luftarak me kontigjentin italian te nje vendi mik dhe aleat.

Ai vleresoi gjithashtu bashkepunimin e ngushte midis dy kontigjenteve dhe shprehu kenaqesine qe ushtaraket tane i kane kryer me sukses detyrat e ngarkuara, duke krijuar siguri maksimale. Imami u trasmetoi te gjithe ushtarakeve shqiptara me mision ne Herat pershendetjet nga kryeministri Berisha, forcat e armatosura dhe familjet e tyre, si edhe i pergezoi per vleresimet e marra per ta nga komanda e operacionit. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›