Nis punimet forumi i Krans Montanës

Ne Tirane ka nisur punimet forumi i Krans Montanes, nje tradite kjo e kthyer ne keto vitet e fundit. Pjesemares jane perfaqesuesit me te larte te qeverise shqiptare, personalitete te ftuara nga vende te ndryshme te botes, si edhe perfaqesues te biznesit. Mbremjen e djeshme, pak para nisjes se forumit, Kryeministri Berisha shtroi nje darkë per te gjithe pjesëmarrësit në Forumin e Crans Montanës.
“Forumi I Krans Montanës, tashmë është kthyer në një traditë. Një traditë e përvitshme në Shqipëri. I ka dhënë vendit tim një mbështetje shumë të rëndësishme, duke inkurajuar investitorët nga të katër anët e Evropës. Forumi I këtij viti ka një rëndësi të dyfishtë, për shkak se është një forum që mbahet në një kohë jo fort të lehtë. Por unë mendoj se pavarësisht krizës financiare dhe ekonomike, gjëja më e mirë është të përpiqemi për një klimë më të mirë për biznesin. Nuk ka kura të tjera, përvec se të rezistosh nëpërmjet reformave. Kështu që ne po e bëjmë këtë. Jam I lumtur t’ju njoftoj se pavarësisht pasojave me të cilat përballet vendi im nga kriza botërore financiare dhe ekonomike, ne ia dolëm të mbanim rritjen ekonomike më të madhe në Evropë” tha Berisha.
Nderkaq, presidenti dhe themeluesi i këtij Forumi Zhan Pol Karteron, duke marrë fjalën u shpreh se Shqipëria po ecën përpara pozitivisht, pavarësisht vështirësive të krizës botërore.
Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e enjte , 06 maj 2010 ) < I mëparshmi