E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, protestë në mbështetje të grevistëve

Mbështetës të Partisë Socialiste, deputetë të qarkut të Korcës dhe drejtues të pushtetit lokal kanë zhvilluar një proteste në mbështetje të grevës së urisë të nisur ne Tirane. Protesta është zhvilluar në afërsi të fshatit Podgorie në aksin kombëtar Korçë-Pogradec, nën drejtimin e deputetëve Mimi Kodheli dhe Alfred Dalipi. Nderkaq, ata kane bllokuar përkohësisht aksin nacional që lidh Korcën me Pogradecin një nga arteriet kryesore të juglindjes.

“Kjo nuk është protesta e vetme. Një tjetër protestë me e madhe do të zhvillohet ditën e mërkurë e ardhshme kur do të bllokohet pa afat rrugën nacionale” u shpreh deputeti socialist Alfred Dalipi. Policia tha se kishte njoftim per protesten, por jo per bllokimin e rruges.

Albana çakshiri < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›