Kriza, Berisha: Transparent çdo dokument. Fini: Zgjidhje sipas ligjit
Situata politike ne Shqiperi ishte pjese e bisedes mes kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit te Dhomes se Deputeteve te Italise Xhanfranko Fino. Kreu i qeverise ritheksoi se eshte i hapur per cdo zgjidhje qe nuk prek kushtetuten dhe ligjet e vendit. Kurse Xhanfranko Fino tha se shpresonte qe te gjendej nje zgjidhje e shpejte per ceshtjet pezull.
“E sigurova presidentin Fini se qeveria ime mbetet e vendosur të respektojë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, force politike apo organizate për të protestuar në mënyrë paqësore në formën që ai e konsideron të përshtatshme. Jam dëshmuar dhe dëshmohem i hapur për zgjidhje kushtetuese dhe ligjore për transparencën e plotë të çdo procesi në këtë vend. Shqipëria është një vend me shtet ligjor disponon të gjitha ligjet dhe institucionet për të bërë transparent dhe dokumentin më sekret të saj. Unë shpresoj që opozita, dhe e ftoj opozitën, të përfitojë nga këto mundësi” tha Berisha.
“Uroj për një zgjidhje sa më të shpejtë për çështje që janë ende të hapura dhe sigurisht për një zgjidhje që respekton kushtetutën, ligjet dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve” tha Fini.
Xhanfrako Fini tha se Italia do te vazhdoj te mbeshtes Shqiperine ne rrugen e saj integruese. Ai vleresoi bashkepunimin e mire qe ekziston mes dy vendeve, sidomos ne luften kunder kriminalitetit. “Bashkepunimi ne fusha te ndryshme ka njohur progres, ndersa vlen te permend, luften kunder krimit te organizuar trafikimit te qenieve njerezore dhe lendeve narkotike” tha Fini.
Marredheniet e mira mes dy vendeve i vuri ne duke edhe Kryeminsitri Berisha.“Të falenderoj për qëndrimin, mbështetjen ndaj emigrantëve shqiptarë në Itali, gjendja e të cilëve njeh një përmirësim të mjaftueshëm” tha Berisha.
Nje vrull i ri i investimesh italiane do te kryhen ne Shqiperi tha kryeminsitri, ndersa theksoi se pranvera e bashkepunimit mes Italise dhe Shqiperise, kulmon me viziten e presidentit Fini.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e enjte , 06 maj 2010 ) < I mëparshmi