Imami:Asgjesim për rreth 45 mijë tonë municione
TIRANE- Plot 45 mije tone municione, mbetur ende ne vendin tone pritet te asgjesohen. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate fjales se mbajtur ne konferencën e organizuar për demilitarizimin e municioneve të trashëguara ka deklaruar se asgjesimi i municioneve mbetet prioritet i qeverisë.
Sipas tij, qeveria shqiptare po përpiqet të shkatërrojë poligonet në mënyrë që të kemi sa më pak ndikim tek ambjenti.
Imami ka bere me dije se këtë vit u asgjësuam municione me kimikate të rrezikshme, ku disa prej këtyre kimikateve i janë dhënë si donacion Ministrisë së Arsimit për tu përdorur në laboratorët mësimorë në të gjithë vendin.
Kreu i Mbrojtjes ka garantuar se demilitarizimi i municioneve është nën kontroll dhe ministria garanton sigurinë në punë të personelit për demontimin e armëve.