E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, plagoset me thikë një 43-vjeçar, në kërkim autori

Një 43-vjeçar mbeti i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta në Lushnje. Qerim B. u plagos me thikë nga 21-vjeçari Marildon Gjata dje rreth orës 19:30. I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 21-vjeçari Gjata u shpall në kërkim.

Policia nisi menjëherë punën për kapjen e tij. Materialet procedurale do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale të Plagosjes së rëndë me dashje dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›