DioGuardi: Serbia po kryen invazion në veri
Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirely Cloyes-DioGuardi, e ka informuar kongresisten republikane, Ileana Ros-Lehtinen, për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Ajo tha se Serbia po kryen invazion ndaj një pjese të territorit të Republikës së Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA në New York.
Megjithëse në realitet Kosova është e lirë dhe e pavarur, duhet pranuar se ka edhe shumë probleme, mes tyre edhe ai që ka të bëjë rreth kontrollit të veriut të saj.
Mbase për mua, në pjesën veriore ku janë grumbulluar shumica e serbëve është kryer një “inavazion” i kësaj pjese të territorit të Kosovës, e cila e mbështetur nga Beogradi dhe provokon në çdo rast tensionimin e situatës me qëllim ndarjen e Kosovës, është shprehur Shirely Cloyes-DioGuardi.
Duke folur për Kosovën dhe njohjet e saj, Cloyes – DioGuardi tha se, “është për të ardhur keq që Europa mbetet ende e ndarë me njohjen e Kosovës, nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian, 5 prej tyre nuk e njohin Kosovën ende, përfshirë Kinën dhe Rusinë, aleatet e vjetra të Serbisë, të cilat edhe e kundërshtojnë pavarësinë”.
Më pas duke i bërë një përshkrim në detaje gjendjes në veri të Kosovës, ajo e ka quajtur atë të brishtë dhe “shpërthyese”. Në veri tha ajo, Beogradi përmes grupeve ekstremiste serbe po punon të arrijë qëllimet e tij për ndarjen e Kosovës.
Kongresistja Ileana Ros-Lehtinen është edhe kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan.