E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuanin me lëndë plasëse, 3 të proceduar

 Policia kufitare e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj tre peshkatarëve, të cilët u kapën në gjueti e sipër me lëndë plasëse.  K. S., 26 vjeç; H. B., 57 vjeç dhe M. R., 58 vjeç, të tre banues në Durrës u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në zonën e Porto Romanos, në breg të detit, teksa peshkonin në mënyrë të paligjshme me lëndë plasëse artizanale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 fitila zjarrpërcjellës dhe një sasi pluhuri,  e cila shërben për të realizuar lëndë plasëse. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të peshkimit të ndaluar. / M. Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›