E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Imazhi”/ Droni zbulon 694 bimë narkotike në Lezhë dhe Kurbin

Policia ka gjetur me anë të dronit, 694 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë, në fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.

Nuk dihen ende autoret e kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë gjatë dhjetë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 15 379 bimë narkotike cannabis sativa.

“Nga këto kontrolle, u finalizua faza e 11-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës: në fshatin Vinjoll, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, 456 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Fushë Milot, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, në zonë të pyllëzuar, 171 bimë narkotike cannabis sativa, ndërsa në fshatin Dajç, Lezhë, u gjetën të kultivuara në një pronë publike, 67 bimë narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Policia vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›