E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imazhi dhe njohjet e reja

Numri i njohjeve te Kosoves si shtet i pavarur sipas perfaqesuesve politike nuk i ka permbushur pritjet e autoriteteve ne Prishtine. Perfaqesues te qeverise ne largim por edhe ata te partive politike vleresojne se edhe raporti i Dik Martit reflektoi tejet negativisht jo vetem ne shtimin e njohjeve por edhe ne imazhin e shtetit ne te ri

Zijadin Gashi

Shtimi i numrit te njohjeve do te ishte pergjigja me e mire ndaj ndikimit negativ ne imazhin e Kosoves qe ka shkaktuar raporti i Dik Martit vleresojne perfaqesues politike ne Prishtine.

Por njeheresh ata jane te bindur se Kosova po ballafaqohet me sfida serioze ne procesin e njohjeve. Sipas tyre pervec ndikimeve te drejtperdrejta apo indirekte qe kane Serbia dhe aleatet e saj qe nuk e njohin Kosoven e pavarur pengesa te kohepaskohshme ketij procesi i shkaktojne edhe zhvillimet negative qe cenojne ne radhe te pare imazhin e ketij shteti sic ishte edhe raporti i Dik Martit.

Zevendesministrja ne largim e Puneve te Jashtme Vlora itaku thote se efektet e para te ketij raporti do te pasqyrohen ne poziten dhe pozicionin e Kosoves para Keshillit te Evropes.

shte e qarte qe efekti i tij raportit te Martit do te jete me i madh te vendet anetare te Keshillit te Evropes dhe po ashtu do ta zvarrise per nje kohe anetaresimin e Kosoves ne kete mekanizem gje per te cilen ne si Ministri e Jashtme dhe si institucione tashme kemi pergatitur tere aplikacionin e nevojshem thote itaku.

Nderkohe nenkryetari i Aleances Kosova e Re Ibrahim Gashi thote se raportet e tilla si i Dik Martit mund te shihen si pretekst te disa vende te cilat hezitojne ta njohin Kosoven qe ta shtyjne edhe per nje kohe vendimin e njohjes.

Gashi thekson se Kosova duhet te jete me e shpejte ne reagime ndaj zhvillimeve te tilla pasi qe ne bote po krijohen pasqyra te ndryshme per Kosoven.

Institucionet e reja nese nuk mberrijne ta shperndajne nje te vertete tjeter per keto zhvillime sic eshte raporti i Dik Martit atehere sigurisht qe edhe mund te prodhojne konsekuenca edhe ne ceshtjen e imazhit. Imazhi i Kosoves me raportin e Dik Martit perkohesisht mund te thuhet se eshte demtuar pak dhe duhet rikuperuar kete ne afatin sa me te shpejte dhe menyra me e mire do te ishte sjellja e njohjeve te reja shprehet Gashi.

Pervec ndikimeve nga jashte qe per politiken kosovare paraqiten edhe si propagande ndaj shtetit te Kosoves vecohen edhe probleme te brendshme qe besohet se ndikojne ne imazhin e ketij vendi.

Duke iu referuar procesit te fundit zgjedhor Ibrahim Gashi thote se pervec parregullsive te evidentuara cdo zvarritje eventuale ne krijimin e institucioneve te reja domosdoshmerisht qe do te ndikoje negativisht jo vetem ne imazhin por dhe ne njohjet e reja.

Prej momentit kur kemi doreheqjen e qeverise doreheqjen e ministrave te njerit nga partneret e koalicionit institucionet e Kosoves sidomos Ministria e Jashtme ka demonstruar nje plogeshti te madhe ne aktivitetet e saj lotuese. Rrjedhimisht vonesat ne konstituimin e qeverise se re dhe ne dinamizimin e punes se Ministrise se Jashtme mund te interferojne drejtperdrejt ne ceshtjen e njohjeve shton Gashi.

Ne anen tjeter zevendesministrja ne largim Vlora itaku thote se procesi zgjedhor ka kaluar mire dhe pa pasoja ne imazhin e shtetit me te ri.

Por sipas saj pritjet kane qene qe pas mendimit pozitiv te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne raport me pavaresine e Kosoves te shtohej numri i njohjeve cka nuk rezultoi konform ketyre pritjeve.

Ne kemi bere gjithe cfare eshte e mundur ne kuader te mundesive tona. Megjithate ky proces nuk po ecen me dinamiken e parashikuar dhe thene te drejten pas permbylljes se procesit ne GJND ne kemi qene te bindur se njohjet do te kene nje dinamike te shtuar. Megjithate ky ritem nuk eshte ne proporcion me angazhimet e institucioneve te Kosoves dhe partnereve tane nderkombetare thekson itaku.

Jo vetem permes aktiviteteve diplomatike por edhe ne kuader te nje fushate lobuese qeveria shpenzoi disa miliona euro per promovimin e kosovareve si evropianet e rinj.

Nderkohe qe pervec mungeses se njohjeve nga te gjitha vendet anetare te BE-se njohjet Kosoves nuk i erdhen ne numrin e parashikuar as nga Azia Afrika dhe Amerika Latine.

Duke u lene jashte procesit te liberalizimit te vizave Kosova mbetet ende vendi me i izoluar sa i perket lirise se qarkullimit te njerezve dhe mallrave. /rfe/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›