Organizatat e UCK:Peticion kundërraportit të Marty
PRISHTINE- Organizatat e dala nga lufta çlirimtare për Kosovën njoftuan se të mërkurën do të fillojë nënshkrimi i peticionit kundër raportit të Dick Martyt, i cili pastaj do t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Në Kosovë, në çdo qendër komunale do të vendosen tavolinat e posaçme, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që përmes nënshkrimit të tyre të kundërshtojnë këtë raport fyes për kombin shqiptar”, thuhet në këtë njoftim.
Në Shqipëri, Kosovë Lindore dhe Maqedoni do të bëhen organizime të ngjashme. Nënshkrimi i këtij peticioni është organizuar nga udhëheqjet e organizatave të luftëtarëve të UÇK-së dhe kjo ka hasur në përkrahje të spektrit politik shqiptar, organizatave studentore dhe shoqërisë civile anekënd trojeve shqiptare, thuhet më tutje në njoftim.
Marty në raportin e tij akuzon kryeministrin aktual Hashim Thaçi se gjatë ushtrimit të detyrës së udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë i përfshirë në trafikim organesh të marra nga serbët e zënë rob gjatë luftës në Kosovë. Nënshkrimi i këtij peticioni është organizuar nga udhëheqjet e organizatave të luftëtarëve të UÇK-së dhe kjo ka hasur në përkrahje të spektrit politik shqiptar, organizatave studentore dhe shoqërisë civile anekënd trojeve shqiptare, thuhet më tutje dhe jepet teksti i arsyetimit të peticionit.
“Ne, qytetaret e indinjuar, e nënshkruajmë këtë Peticion si reagim ndaj Raportit të z.Dick Marty, me të cilin ai tenton të njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejte për liri dhe pavarësi nga regjimi pushtues e totalitar i Serbisë, e zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.”
(m.a/tg/BalkanWeb)