Krasniqi: Raporti i Martit po shtyn bisedimet me Serbine
PRISHTINE-Ushtruesi aktual i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi nuk e përjashton mundësinë që raporti i Dick Martyt do ta shtyjë fillimin e procesit të paralajmëruar të bisedimeve mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë.
Krasniqi shprehet në një intervistë për “Koha Ditore” se kjo mund të ndodhë për faktin se institucionet vendase, sipas tij, do të duhej ta qartësonin pozicionin e krijuar pas ngritjes së “akuzave dhe shpifjeve” të raportuesit të Këshillit të Evropës, ku thuhet se qarqe të larta politike në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Thaçi janë të përfshira në trafikim organesh dhe në krime të tjera.
Në një intervistë për gazetën Koha Ditore, ushtruesi i detyrës së presidentit, thotë se në qartësimin e situatës duhet të kontribuojnë edhe Bashkimi Evropian dhe Asambleja e Këshillit të Evropës.
Krasniqi është shprehur i bindur se krimi që pretendohet të jetë kryer në Kosovë nuk është bërë as populli shqiptar, as nga pjesëtarët e UÇK-së, e as nga politika.
“Le ta gjejnë kush është. Edhe ne jemi të interesuar që të gjenden ata që janë të përfshirë në një nivel të tillë të krimit të organizuar”, ka thënë ai.
Krasniqi shprehet më tej se beson që Kosova do të bëhet me institucione të reja menjëherë pas 9 Janarit, pasi nuk sheh asnjë arsye që subjektet politike të mos e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
(d.b/BalkanWeb)